Konfirmohet ambasadorja e SHBA-së në OKB

Senati i Shteteve të Bashkuara konfirmoi të martën emërimin e diplomates veterane, Linda Thomas-Greenfield, si ambasadore të SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Votimi me 78 vota për dhe 20 kundër reflektoi mbështetjen edhe të Partisë Demokratike, edhe të asaj Republikane për të. “Ajo do të marrë rolin e ambasadores në Kombet e Bashkuara në një […]

Votimi me 78 vota për dhe 20 kundër reflektoi mbështetjen edhe të Partisë Demokratike, edhe të asaj Republikane për të.

“Ajo do të marrë rolin e ambasadores në Kombet e Bashkuara në një kohë kur kombet e botës duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër [sëmundjes] COVID-19 dhe në luftën kundër ndryshimit të klimës”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Shumer.

Thomas-Greenfield ka kaluar dekada në shërbimin e jashtëm, duke përfshirë pozita të ndryshme në Liberi, Zvicër dhe Pakistan.

Ajo po ashtu ka kaluar disa vite si diplomate e lartë e Shteteve të Bashkuara për Afrikën dhe ka mbajtur një post të lartë në Zyrën e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit të Departamentit të Shtetit.

Thomas-Greenfield pritet të fillojë punën përpara se Shtetet e Bashkuara të marrin presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në muajin mars.

Konfirmimi i Thomas-Greenfieldit shihet si përmbushje e një zotimi të presidentit të ri amerikan, Joe Biden, për të zgjedhur një kabinet më të larmishëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?