Këta janë kandidatët nga AAK që e kanë siguruar ulësen e deputetit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), në zgjedhjet e 14 shkurtit u rendit e katërta me vetëm 7%. Teksa rezultatet e kandidatëve për deputet kanë filluar të publikohen, Periskopi mëson se këta janë deputete të cilët deri më tani kanë arritur të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovë. Sipas burimeve të Periskopit Brenda AAK’së deputet […]
Teksa rezultatet e kandidatëve për deputet kanë filluar të publikohen, Periskopi mëson se këta janë deputete të cilët deri më tani kanë arritur të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovë.
Sipas burimeve të Periskopit Brenda AAK’së deputet është zgjedhur, kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, i pasuar nga Daut Haradinaj.
Po ashtu, Besnik Tahiri i cili ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti, e Bekë Berisha do të jenë pjesë e Kuvendit.
AAK në Kuvend do të përfaqësohet nga dy gra të cilat janë, Time Kadrijaj dhe Albena Reshitaj.
Deri më tani këta emra kanë fituar garën sepse sipas përqindjes së fituar në zgjedhje AAK mund t’i ketë deri në 8 deputetë.
Menjëherë pas procesit zgjedhor AAK ka kërkuar që sa më parë të formohen institucione e reja.
Kujtojmë që edhe në AAK si në LDK, kanë filluar dorëheqjet, shkak rezultati i dobët në zgjedhje./Periskopi/












