KDI: Në Kosovë ka mungesë të kontrollit mbi fondet shtetërore, vendi i zhytur thellë në korrupsion

KDI: Në Kosovë ka mungesë të kontrollit mbi fondet shtetërore, vendi i zhytur thellë në korrupsion

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas KDI’së arrestimet që kanë ndodhur së fundmi kanë treguar se Kosova është e zhytur në korrupsion. Nga KDI’ja thonë  se ky rast ka […]

Sipas KDI’së arrestimet që kanë ndodhur së fundmi kanë treguar se Kosova është e zhytur në korrupsion. Nga KDI’ja thonë  se ky rast ka dëshmuar mungesën e kontrollit mbi fonde shtetërore.

“Arrestimi i 10 zyrtarëve shtetëror për korrupsion dhe gjetja e parave të gatshme flasin qartë për mungesën e kontrollit mbi fondet shtetërore dhe mundësinë e abuzimit nga zyrtarët shtetëror për përfitime personale apo për përfitim të personave të tjerë”, thuhet në reagimin e KDI’së.

Njoftimi i plotë:

Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson faktin se pas një periudhe relativisht të gjatë kur dukej se Prokuroria e Shtetit po kalonte nëpër një fazë të gjatë letargjie, sot ndërmori një aksion duke bastisur shumë lokacione anekënd Kosovës. Sipas deklarimeve zyrtare, gjetjet e para nga këto bastisje janë para të gatshme në vlerë prej mbi 400 mijë euro, të gjetura në shtëpitë e personave të përfshirë në rast.

Këto arrestime dhe zbulimi i një shume kaq të madhe parash të gatshme në duar të individëve dëshmon edhe një herë se sa thellë është i zhytur në korrupsion Kosova dhe se sa të organizuara janë grupet kriminale të cilat fatkeqësisht kanë arritur të depërtojnë lart edhe në hiearkinë e institucioneve shtetërore.

Raste të tilla janë edhe një tregues i qartë se pse Kosova në Indeksin Global të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International vazhdimisht humbet pikë duke ngelur nën mesataren globale e shumë larg mesatares evropiane në perceptimin e korrupsionit.

Arrestimi i 10 zyrtarëve shtetëror për korrupsion dhe gjetja e parave të gatshme flasin qartë për mungesën e kontrollit mbi fondet shtetërore dhe mundësinë e abuzimit nga zyrtarët shtetëror për përfitime personale apo për përfitim të personave të tjerë.

KDI kërkon nga Prokuroria e Shtetit që në afat sa më të shkurtër të veproj në drejtim të mbledhjes së të gjitha provave dhe që sa më shpejtë të vendos para drejtësisë personat e përfshirë. KDI gjithashtu inkurajon qytetarët të cilët kanë qenë viktima të këtyre abuzimeve nga zyrtarë që kanë punuar në Ministrinë e Bujqësisë përkatësisht  në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, t’i raportojnë abuzimet apo dëmet e shkaktuara në Prokurori të Shtetit apo Polici.

 

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit