‘Kam me ta ** nënën shqiptare’ – Sulmi fizik ndaj djalit të Nenad Rashiq ndodhi pas një të share

‘Kam me ta ** nënën shqiptare’ – Sulmi fizik ndaj djalit të Nenad Rashiq ndodhi pas një të share

Këtë të mërkure para gjyqtarit të procedurës paraprake në Degën në Graçanicë të Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë dalë shtatë personat e dyshuar për sulmin ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq, 18-vjeçarit Nikolla, që ndodhi këtë të hënë në Lapnasellë. Për ta është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. Arsyetim për këtë masë […]

Për ta është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. Arsyetim për këtë masë është përdorur rreziku që të pandehurit të arratisen, por edhe ta përsërisin veprën.

“Po ashtu të pandehurit nëse do të jenë në liri mund t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar tek i dëmtuari N.R., po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rrezik se nëse të pandehurit do të gjenden në liri mund të përsërisin veprën penale apo vepra të ngjashme penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Përleshja e paradites së hënë, siç konstatohet në dosjen e prokurorisë nisi e tëra, pasi Nikolla Rashiqin e shanë me nënë. Derisa i biri i Nenad Rashiqit zbriti nga autobusi bashkë me D.N, M.J, D.T dhe B.Zh, të gjithë 18-vjeçarë, hasën në M.R, C.Zh, dhe L.K, edhe këta midis 18 e 20 vjeç, dhe në një të mitur I.M që u bë nismëtar i përleshjes.

“I.M e shanë, duke e ofenduar të dëmtuarin Nikolla Rashiq duke i thënë se “kom me ta ** nënën shqiptare” e më pas edhe e shtyn me forcë, me ç’rast i dëmtuari nga frika se mos po e sulmon, e ka goditur të miturin I.M me grusht në kokë, ku më pas ka filluar rrahja në mes dy grupeve…”, shkruhet ndër të tjera në arsyetimin e prokurorisë që kërkoi paraburgim për shtatë të dyshuarit.

Avokatët e të rinjve serb kanë paralajmëruar ankesë në Apel për vendimin e së mërkurës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?