Kabllogrami: DASH flet për shqetësimet e personelit diplomatik në Kosovë nga COVID-19

Kabllogrami: DASH flet për shqetësimet e personelit diplomatik në Kosovë nga COVID-19

Departamenti amerikan i Shtetit tha se deri tani ka siguruar vetëm 23 për qind të dozave të kërkuara të vaksinës kundër COVID-19 për diplomatët amerikanë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, në një kabllogram dërguar Departamentit të Shtetit, të cituar nga shtypi amerikan, paraqet një situatë të zymtë për gjendjen e punonjësve në ambasadë. “Rreth […]

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, në një kabllogram dërguar Departamentit të Shtetit, të cituar nga shtypi amerikan, paraqet një situatë të zymtë për gjendjen e punonjësve në ambasadë.

“Rreth 20 për qind e personelit të ambasadës janë infektuar me COVID-19, dhe shumica dërmuese janë personel lokal, që është shenjë për kontrollin joefektiv të sëmundjes në Kosovë. Kosova sillet sikur një vend që nuk ka raste me COVID-19…Por, Kosova është një shtet i shkatërruar nga pandemia…”, thuhet mes tjerash në kabllogram, në të cilin nënvizohet se “derisa Departamenti i Shtetit të jetë në gjendje të sigurojë vaksinë për vendet e shërbimit si Prishtina, ndikimi i pandemisë në shëndet, mirëqenie dhe produktivitet do të mbetet i thellë”.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për shqetësimin e ngritur nga ambasadori amerikan Kosnett dhe situatën me diplomatët amerikanë që shërbejnë jashtë Shteteve të Bashkuara, një zëdhënës tha se “deri sot DASH ka marrë rreth 23 për qind, ose 73 mijë e 450 doza nga 315 mijë që ka kërkuar. Kjo sasi do të mbulonte në tërësi forcën punonjëse të Departamentit brenda dhe jashtë vendit dhe do të përfshinte të gjithë ata që punojnë nën autoritetin e Shefit të Misionit, përfshirë anëtarët e familjeve, partnerët ndërinstitucionalë, kontraktorët dhe punonjësit lokal”, tha zëdhënësi.

Ambasadori Kosnett në kabllogramin e tij nënvizon sfidat e izolimit dhe shëndetit mendor të atyre që shërbejnë në ambasadë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “e kuptojmë ankthin që ka shkaktuar pandemia, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe gjithandej botës”, duke nënvizuar se qëllimi është të vaksinohet 100 për qind e personelit, kurdo që kjo bëhet e mundur.

Departamenti i Shtetit tha se ka dërguar gati 80 për qind të sasive të para të vaksinave në terren, duke theksuar se kriteret e shpërndarjes së tyre do të varen nga disa faktorë si të dhënat e institucioneve shëndetësore, rastet e shfaqura mes punonjësve, shkalla e përhapjes dhe prirjet e sëmundjes në terren, si dhe cilësia e infrastrukturës mjekësore në vendet mikpritëse etj.

Kosova po kalon një gjendje të rënduar nga pandemia dhe është vendi i vetëm në Ballkan ku ende nuk ka filluar vaksinimi.

Rastet me Covid-19 vazhdojnë të shtohen dhe autoritetet kanë shprehur shqetësim se kjo javë mund të shënojë rritje të mëtejshme pas një periudhe grumbullimesh për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Kosova pret që dozat e para të vaksinave të mbërrijnë në fund të muajit ose në fillim të marsit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?