Javën e ardhshme pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Javën e ardhshme pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të shpallë në fillim të javës së ardhshme rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ku sipas rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm me rreth 48 për qind të votave. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha sot se presin që deri të premten të përfundojë rinumërimi i […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të shpallë në fillim të javës së ardhshme rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ku sipas rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm me rreth 48 për qind të votave.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha sot se presin që deri të premten të përfundojë rinumërimi i 494 vendvotimeve.

“Procesi i rinumërimit të vendvotimeve është duke vijuar sipas dinamikës së paraparë në QNR. Janë gjithsej 28 tavolina pune ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të vendvotimeve. Besojmë që do të përmbyllet deri të premten në mbrëmje dhe pastaj gjatë vikendit besojmë që do të mund të fillojmë me procesin tjetër të numërimit të fletëvotimeve me kusht dhe votave nga jashtë vendit. Rezultati i tyre do t’i bashkëngjitët rezultatit të vendvotimeve dhe gjatë fillimit të javës së ardhshme pa specifikuar një ditë të saktë besojmë që do të mundet që KQZ të dalë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve”, tha Elezi.

Se a pritet të ketë vendvotime të tjera që do të shkojnë në rinumërim, Elezi tha se kjo varet nga QNR nëse do të propozojnë që ndonjë vendvotim që të rinumërohet. Po ashtu, ai tha se rinumërime mund të ketë edhe pas shpalljes së rezultateve nëse do të ketë ankesa në PZAP dhe Gjykatën Supreme.

KQZ ka vendosur dje për rinumërimin e 494 vendvotimeve, ku sipas Elezit deri më tash janë rinumëruar 15 për qind e tyre.

“Deri më tani janë rinumëruar 15% apo 76 vendvotime nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre dhe që u takojnë komunave të ndryshme të Kosovës. Arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike 35 vendvotime; bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve 6 vendvotime; kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik 370 vendvotime; dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas 83 vendvotime”, tha Elezi.

Po ashtu, Elezi potencoi se shërbimi votues i KQZ-së është duke vazhduar me procesin e vlerësimit të 43 mijë e 500 pakove të ardhura nga diaspora. Ai bëri të ditur se janë aprovuar 29 mijë e 87 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë 11 mijë e 840 zarfe të refuzuara.

“Sipas të dhënave më të fundit, janë hapur 25 mijë e 153 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga kemi të aprovuara 29 mijë e 87 zarfe me fletëvotime dhe 11 mijë e 840 zarfe të refuzuara. Arsyet e mos aprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim: 5 mijë e 78 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; 3 mijë e 836 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit, sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore; 908 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë; 1 mijë e 551 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor); 467 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jo valide për identifikim”, tha Elezi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?