Heshtje për hallakamat gjatë fushatës – Valbon Krasniqit i çelet goja

Heshtje për hallakamat gjatë fushatës – Valbon Krasniqit i çelet goja

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se situata me pandeminë COVID-19 është stabile që nga fillimi i janarit dhe se në dy muajt e parë të vitit 2021 ka rënie të numrit të pacientëve me COVID-19, që janë të shtrirë nëpër spitalet e përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së. Megjithatë, […]

Megjithatë, Krasniqi thotë se tubimet që kanë mbajtur subjektet politike para dhe gjatë fushatës zgjedhore paraqesin rrezik potencial që të ndikohet në përhapjen e virusit.

Ndërsa gjatë fushatës zgjedhore Valbon Krasniqi nuk e bëri asnjë thirrje dhe asnjë kërkesë që të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Sa i përket variantit të ri të COVID-19, Krasniqi tha se tashmë në Kosovë janë vetëm tri raste të konfirmuara.

“Zyrtarisht deri tani kemi tri raste të variantit të ri në Kosovë, nga 30 mostra që janë dërguar më herët në Gjermani, ndërkohë që rastet e tjera të konfirmuara me variantit të ri të COVID-19 nuk kemi. Në përgjithësi viruset si COVID-19, njihen për ndryshimet që mund të pësojnë gjatë kalimit nga njerëzit te njerëzit dhe në përgjithësi në shumicën e rasteve këta virus mund edhe të dobësohen dhe të humbin virulencën (aftësia e virusit për të shkaktuar sëmundje). Është herët të thuhet nëse ka ndodhë një gjë e tillë, por këtyre ditëve ne nuk kemi parë ashpërsim të sëmundjes në raport me muajt paraprak”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi foli edhe për masat antiCOVID, duke shtuar se duhet të vazhdohet më vëmendje pasi që virusi është aktiv.

“Kosova ka kohë që është në mesin e vendeve me masat më të lira, në fakt pothuajse jemi duke jetuar sikurse të kemi një situatë normale, sidoqoftë ne duhet ta bëjmë thirrje që të kemi vëmendje kolektive dhe individuale për respektim të masave antiCOVID, ne ende e kemi prezent virusin në Kosovë, ende është virusi edhe në shtetet përreth dhe në Evropë është duke bërë dëme të mëdha. Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm dhe në asnjë moment të mos e shpërqendrojmë vëmendjen nga masat antiCOVID. Tani për tani përgjegjësia individuale duhet të jetë e lartë dhe po ashtu përgjegjësia kolektive”, potencoi ai për Telegrafin.

Për tubimet e subjekteve politike që kanë mbajtur para dhe gjatë fushatës zgjedhore, Krasniqi tha se ajo çfarë ka ndodhur në mjekësi njihet si ‘super shpërndarës të infeksionit’.

“Çdo mos respektim i masave antiCOVID bartë në vetë rrezikun për përhapjen në masë të madhe të virusit, dhe grumbullimi në masë të madhe. Ato çfarë kemi parë gjatë ditëve të kaluara në mjekësi njihen si super shpërndarës të infeksionit. Pra, ka rrezik potencial të ndikohet në përhapje më të madhe të virusit, tash mbetet të shihet ditët në vijim se si do të evoluojë më tutje pandemia”, theksoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?