Heshtje në Serbi, mediat atje asnjë fjalë për njohjen e Kosovës nga Izraeli

Heshtje në Serbi, mediat atje asnjë fjalë për njohjen e Kosovës nga Izraeli

Mediat në Serbi kanë rënë në heshtje mortore, as edhe një fjalë për njohjen të shtetit të Kosovës nga Izraeli, e që sot edhe zyrtarisht janë vendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Edhe pse kjo ngjarje ishte ndër kryesoret në rajon dhe me gjerë, mediat dhe zyrtarët serb nuk është se i kanë dhënë ndonjë […]

Edhe pse kjo ngjarje ishte ndër kryesoret në rajon dhe me gjerë, mediat dhe zyrtarët serb nuk është se i kanë dhënë ndonjë rendësi.

Në raportimet e mediave atje, kryetema ishte vizita e presidentit serb në Francë, ndërsa vetëm mes rreshtave është përmendur edhe ngjarja historike që Kosova është njohur edhe zyrtarisht nga një ndër shtetet me të fuqishme dhe me një ndikim të madh në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Vetëm pas  takimit me Presidentin e Francës, Emanuel Makoron, Vucic i pyetur për njohjen e Kosovës nga Izraeli, tha se pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, asnjë vend mysliman nuk do të dëshirojë të njohë pavarësinë e Kosovës.

Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar njohjen në një ceremoni virtuale të mbajtur sot. Ndërsa shumë media nderkombëtare kanë shkruar për këtë ngjarje.

Kjo është hera e parë që Izraeli vendos marrëdhënie me një vend virtualisht.

Duhet theksuar se është bërë edhe mbyllja e aeroportit ‘Ben Gurion’, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit ceremonia nuk mundej të mbahej duke marrë pjesë fizikisht, por vetëm virtualisht.

Kjo njohje ishte arritur me marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në Washington me 4 shtator të 2020.

Kosova deri më tani nuk e kishte njohur Izraelin jo sepse shumica e saj myslimane ishte kundër saj, por sepse Izraeli ende nuk e kishte njohur Kosovën. Për ironi të fatit, Izraeli refuzoi të njohë Kosovën sepse nuk dëshironte të mbështeste një deklaratë të njëanshme të shtetësisë, për të cilën Jeruzalemi kishte frikë se mund të krijonte një precedent të rrezikshëm të ndjekur nga palestinezët, sipas The Times of Israel.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?