Haradinaj-Stublla: Emiratet e Bashkuara Arabe, partner i ardhshëm ekonomik i Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Reem Ebrahim Al Hashimy. Gjatë kësaj bisede Haradinaj Stublla ka thënë se temë diskutimi ishte bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, duke folur në veçanti për atë se […]
Gjatë kësaj bisede Haradinaj Stublla ka thënë se temë diskutimi ishte bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, duke folur në veçanti për atë se sa potencial të madh ka Kosova përmes rinisë së mrekullueshme që ka.
“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner i ardhshëm ekonomik, që do të zbulojë potencialin e vendit e rinisë sonë të mrekullueshme, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shkëmbime në fusha të interesit të përbashkët. Këtë potencial Kosova synon ta kapitalizojë përmes pjesëmarrjes në ngjarjen më spektakolare të shekullit ‘Dubai Expo 2020.’”, ka shkruar në Facebook ministrja kosovare.
Postimi i plotë i saj:
EMIRATET E BASHKUARA ARABE, PARTNER I ARDHSHËM EKONOMIK I KOSOVËS
Pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë shumë miqësore telefonike me Ministren e Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, znj.Reem Ebrahim Al Hashimy.
Biseduam për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Emirateve, përmes implementimit të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik si edhe projekteve të investimit. Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner i ardhshëm ekonomik, që do të zbulojë potencialin e vendit e rinisë sonë të mrekullueshme, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shkëmbime në fusha të interesit të përbashkët. Këtë potencial Kosova synon ta kapitalizojë përmes pjesëmarrjes në ngjarjen më spektakolare të shekullit ‘Dubai Expo 2020.’
Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë faktor për paqen e stabilitetin në rajonet respektive, më së fundi duke jetëzuar marrëdhëniet me Shtetin e Izraelit përmes angazhimit të përbashkët me partnerin e madh, SHBA-të.












