Haki Abazi i VV-së me veprim të pashpjegueshëm online

Ish zv.kryeministri i Kosovës në Qeverinë Kurti, Haki Abazi, ka bërë një veprim paksa të përçudshëm në profilin e tij në Facebook. Abazi – që është pjesë e pushtetit të ri në ardhje në Kosovë – ka ndërruar foton e kopertinës së tij duke e vënë një fotografi tjetër por pa dhënë ndonjë shpjegim. Në […]
Abazi – që është pjesë e pushtetit të ri në ardhje në Kosovë – ka ndërruar foton e kopertinës së tij duke e vënë një fotografi tjetër por pa dhënë ndonjë shpjegim.
Në këtë fotografi duket një rrugë e Prishtinës në kohërat e moçme ku duken plot e përplot burra me plisa të bardhë.
Nga ajo që shpjegon një komentues, del se kjo mbledhi e burrave plisë-bardhë është organizuar nga politikani Iljaz Agushi për të shprehur identitetin e tyre shqiptar.

Edhe komentues të tjerë i kanë kërkuar Haki Abazit të tregojë pse-në e veprimit të tij, por nuk kanë marrë përgjigje, përcjell Periskopi.
Iljaz Agushi kishte qenë një politikan kosovar i vrarë në vitin 1943.
Nuk dihet nëse Abazi e ka ndërlidhur këtë ngjarje të shumë dekadave më parë me ndonjë ngjarje të ditëve të sotme./Periskopi












