Gjykata në Kinë urdhëron burrin të paguaj ish-gruan 7 mijë dollarë për punët shtëpiake që ka bërë

Gjykata në Kinë urdhëron burrin të paguaj ish-gruan 7 mijë dollarë për punët shtëpiake që ka bërë

Legjislacioni i ri u lejon njerëzve të padisin për kompensim partnerët e tyre gjatë divorcit, nëse kanë mbajtur më shumë përgjegjësi gjatë lidhjes së tyre Një burrë është urdhëruar nga gjykata t’i paguajë ish-gruas mijëra dollarë për kohën e saj të punës shtëpiake dhe kujdesit ndaj fëmijëve, gjatë viteve të martesës së tyre, në një […]

Legjislacioni i ri u lejon njerëzve të padisin për kompensim partnerët e tyre gjatë divorcit, nëse kanë mbajtur më shumë përgjegjësi gjatë lidhjes së tyre

Një burrë është urdhëruar nga gjykata t’i paguajë ish-gruas mijëra dollarë për kohën e saj të punës shtëpiake dhe kujdesit ndaj fëmijëve, gjatë viteve të martesës së tyre, në një vendim historik të gjyqtarëve të divorcit në Pekin.

Verdikti ka ndezur një debat të gjerë në Kinë, pasi burri u urdhërua t’i paguajë ish-bashkëshortes 50,000 yuan për pesë vitet e punës shtëpiake të papaguara.

Zhvillimi vjen pas miratimit të një kodi të ri civil kohët e fundit, i cili ka si qëllim mbrojtjen më të mirë të të drejtave të individëve.

Legjislacioni u lejon njerëzve të padisin për kompensim partnerët e tyre gjatë divorcit, nëse kanë mbajtur më shumë përgjegjësi gjatë lidhjes së tyre, si për shembull me punët e shtëpisë.

Në rastin në fjalë burri i njohur si zoti Chen, kërkoi divorcin vitin e shkuar nga gruaja e tij zonja Wang, pasi ishin martuar në 2015.

Duke vendosur në favor të gruas, gjykata zonale e Fangshan urdhëroi Chen të paguajë ish-gruan e tij 2,000 yuan çdo muaj si dhe një pagesë prej 50,000 yuan për punën e saj shtëpiake të mëparshme.

Gjykatësi tha se ndarja e pasurisë bëhet me anë të ndarjes së aseteve ndersa kishte shtuar më pas: “Puna shtëpiake përbën një vlerë të pandryshueshme”.

Rasti ka nisur një debat të gjerë në mediat sociale mbi vlerën e llogaritur të punëve shtëpiake, teksa shumë thonin se ishte nënvlerësuar, ndërsa të tjerë duartrokisnin vendimin.

“Një dado e ka rrogën disa mijëra yuan në vit, prandaj kjo pagesë është shumë pak,” shkruante një prej tyre.

Ndërsa një tjetër tha: “Gratë duhet të kenë pavarësinë e tyre. Mos e lini punën pasi të martoheni.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?