Gjermania bën historinë: Dënohet oficeri i parë i Assadit të Sirisë për krime kundër njerëzimit

Një gjykatë në Gjermani e ka dënuar një ish oficer të regjimit sirian për krime kundër njerëzimit, në gjykimin e parë të njerëzve të lidhur me qeverinë në Damask. Ish oficeri i inteligjencës, Eyad al-Gharip, 44 vjeçar, u dënua me katër vjet e gjysmë burgim për ndihmën që kishte dhënë në kryerjen e krimeve kundër […]

Ish oficeri i inteligjencës, Eyad al-Gharip, 44 vjeçar, u dënua me katër vjet e gjysmë burgim për ndihmën që kishte dhënë në kryerjen e krimeve kundër njerëzimit, shkruan CNN, përkthen Periskopi.

Gharibi u dënua për ndihmën që kishte dhënë në transportimin e 30 protestuesve të burgosur, pavarësisht se e dinte që ata do t’i nënshtroheshin torturave sistematike në burgun ku po dërgoheshin, sipas prokurorëve. Protestuesit ishin rrahur gjatë rrugës për në burg.

Ky oficer ishte arrestuar në Berlin bashkë me eprorin e tij, Anwar Rasianin në shkurt të 2019-s, nën principin e jurisdiksionit universal, që i jep gjykatës kombëtare jurisdiksion mbi krime të rënda kundër ligjit ndërkombëtar, edhe nëse nuk janë kryer në territorin e atij vendi.

Rasiani, një oficer shumë i lartë i inteligjencës siriane, ende është në proces të gjykimit. Ai po akuzohet për mbikëqyrjen e torturimit të të paktën 4 mijë të burgosurve gjatë kryengritjes siriane. Të paktën 58 të burgosur kishin vdekur. Edhe dhunime dhe sulme seksuale besohet se kanë ndodhur në të paktën një rast.

Regjimi i Bashar al-Assadit është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë periudhës gati 10 vjeçare prej nisjes së luftës. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?