Fuqitë evropiane kritikojnë Iranin për kufizimin e inspektimeve bërthamore

Fuqitë evropiane kritikojnë Iranin për kufizimin e inspektimeve bërthamore

Britania, Franca dhe Gjermania kritikuan vendimin e Iranit për të braktisur regjimin e inspektimit të lokacioneve bërthamore, si dhe për të zvogëluar transparencën në lidhje me aktivitetin e tij bërthamor. Një ditë më herët, Irani njoftoi se i jep fund zbatimit të Protokollit Shtesë, që lejon inspektime të befasishme në lokacionet bërthamore. Ky veprim sinjalizon […]

Britania, Franca dhe Gjermania kritikuan vendimin e Iranit për të braktisur regjimin e inspektimit të lokacioneve bërthamore, si dhe për të zvogëluar transparencën në lidhje me aktivitetin e tij bërthamor.

Një ditë më herët, Irani njoftoi se i jep fund zbatimit të Protokollit Shtesë, që lejon inspektime të befasishme në lokacionet bërthamore.

Ky veprim sinjalizon një shpërbërje të mëtejshme të marrëveshjes bërthamore, të nënshkruar në vitin 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore: SHBA-së, Britanisë, Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Kinës.

Irani ka nisur të shkelë kushtet e saj, prejse ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja në vitin 2018 dhe ka rikthyer sanksionet ekonomike kundër Iranit.

“Na vjen thellësisht keq që Irani, nga sot, ka filluar të pezullojë Protokollin Shtesë dhe masat e transparencës”, thanë ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë përmes një deklarate të përbashkët.

“I bëjmë thirrje Iranit që t’i kthejë mbrapsht të gjitha masat që ulin transparencën dhe të sigurojë një bashkëpunim të plotë dhe në kohë me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore”, shtuan ata.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka folur së voni edhe për mundësinë e përshkallëzimit dramatik të pasurimit të uraniumit.

Uraniumi i pasuruar mund të përdoret për të bërë karburant për reaktorë, por edhe për bomba bërthamore. Uraniumi i shkallës së armëve është i pastër 90%.

Javën e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se është i gatshëm të takohet me Iranin për programin e tij bërthamor, por ka këmbëngulur se ai duhet të kthehet në kushtet e marrëveshjes bërthamore, përpara se të diskutohet mundësia e lehtësimit të sanksioneve.

Republika Islamike thotë se SHBA-ja duhet të veprojë e para.

Kriza mbi programin bërthamor të Iranit është në agjendën ndërkombëtare për gati 20 vjet.

Irani thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore, ndërsa SHBA-ja dhe fuqitë tjera botërore dyshojnë se ai po përpiqet të zhvillojë fshehurazi armë bërthamore. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?