E jashtëzakonshme: Pasi mposhtën COVID-19, çifti feston në studio 73-vjetorin e martesës

E jashtëzakonshme: Pasi mposhtën COVID-19, çifti feston në studio 73-vjetorin e martesës

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona mbrëmë një histori dashurie të rrallë, të jashtëzakonshme dhe tepër të veçantë për kohën. Në studio, Kola ndau me publikun e gjerë historinë e tij dhe të Mrikës, gruas që i kishte dedikuar një jetë të tërë, të pandarë që nga fëmijëria kur edhe […]

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona mbrëmë një histori dashurie të rrallë, të jashtëzakonshme dhe tepër të veçantë për kohën.

Në studio, Kola ndau me publikun e gjerë historinë e tij dhe të Mrikës, gruas që i kishte dedikuar një jetë të tërë, të pandarë që nga fëmijëria kur edhe ishin njohur.

Kur Kola kishte qenë 4 vjeç kishte takuar për herë të parë në shtëpinë e kushërinjve të tij Mrikën. Me kalimin e viteve ata ishin njohur më shumë dhe kishin rënë në dashuri, një dashuri të cilën e kishin vënë re edhe prindërit e tyre.

Familjet e tyre kishin rënë dakord që Kola dhe Mrika të martoheshin, por kishte një problem. Ligji nuk i lejonte që të lidhnin kurorë, sepse Kola ishte 4 vite më i vogël se Mrika dhe ai nuk e kishte mbushur moshën madhore për të bërë një martesë.

Pas shumë vështirësive, Mrika dhe Kola arritën të krijonin familjen e tyre dhe të sillnin në jetë 8 fëmijë.

Tashmë Kola është 90 vjeç dhe ka zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falënderuar Mrikën për mbështetjen, dashurinë dhe familjen që i ka dhënë, por dhe për të festuar 73-vjetorin e martesës së tyre.

“Kjo grua që shikoni ju, gjatë gjithë jetës sime është kujdesur për mua dhe kur na ra ky virusi ishte aty duke u kujdesur, pavarësisht se ishte e sëmurë. Pasqyra e një burri është gruaja dhe lumturia e fëmijëve janë dy prindërit. Të falënderoj për familjen që kemi krijuar dhe për përkujdesjen që u ke dhënë fëmijëve”, u shpreh Kola.

Nga ana tjetër Mrika rrëfeu se Kola kishte qenë një mbështetje e madhe në rritjen e fëmijëve dhe se e ka dashur gjithmonë përgjatë gjithë këtyre viteve.

Ajo tregoi se diferenca e moshës nuk kishte qenë asnjëherë një pengesë për dashurinë e tyre. Programi kishte rezervuar disa surpriza për çiftin, ku një ndër to ishte një video-mesazh nga fëmijët, nipërit dhe mbesat.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?