DnV: QNR të rrisë kapacitetet njerëzore që procesi paszgjedhor të përmbyllet sa më shpejtë

DnV: QNR të rrisë kapacitetet njerëzore që procesi paszgjedhor të përmbyllet sa më shpejtë

Organizatat e shoqërisë civile që kanë vëzhguar procesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, po kërkojnë që të shtohen resurset humane në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për të përmbyllur sa më parë shpalljen e rezultateve përfundimtare. Demokracia në Veprim (DnV) thotë se proceset e zhvilluara deri më tani në QNR kanë qenë në përputhje me […]

Organizatat e shoqërisë civile që kanë vëzhguar procesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, po kërkojnë që të shtohen resurset humane në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për të përmbyllur sa më parë shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Demokracia në Veprim (DnV) thotë se proceset e zhvilluara deri më tani në QNR kanë qenë në përputhje me legjislacionin përkatës, por janë zhvilluar me ritëm të ngadaltë.

“Ndonëse vendimi për rinumërimin e mbi 20% të vendvotimeve në nivel vendi ndikon në rritjen e integritetit të zgjedhjeve dhe saktësisë së rezultateve, ky proces shpërfaqë problemet me kualitetin dhe kualifikimet e komisionerëve, si dhe trajnimeve të organizuara për ta nga KQZ-ja”, deklaron DnV në një reagim.

Kjo organizatë thotë se mosadresimi i problemeve të evidentuara edhe gjatë proceseve të kaluara, ka ndikuar që sërish të përsëriten problemet e njëjta, veçanërisht me bartjen e votave të kandidatëve të subjekteve politike.

“KQZ duhet medoemos të ndërmarr hapa për rritjen e kualitetit të trajnimeve, apo edhe të krijohen mekanizma për ndëshkimin e komisionerëve të cilët si rezultat i gabimeve, njerëzore apo të qëllimshme, kanë deformuar vullnetin qytetar dhe në mënyrë indirekte kanë ndikuar në vonimin e procedurave paszgjedhore deri në certifikimi i rezultateve zgjedhore”.

Për shkak të limiteve kohore që ndodhet vendi sa i përket zgjedhjes së presidentit, DnV kërkon që QNR të rrisë edhe më shumë kapacitetet humane për menaxhimin dhe përmbylljen e procedurave brenda një periudhe sa më të shpejtë kohore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?