COVID-19 me shifra alarmente në Shqipëri, Pipero: Të shtrëngohen masat

COVID-19 me shifra alarmente në Shqipëri, Pipero: Të shtrëngohen masat

Shifrat e të prekurve me Covid-19 sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë dhe situata është bërë shumë alarmante. Ditën e sotme u raportua se 3 spitalet Covid janë drejt ezaurimit dhe nuk pranohen më pacientë të rinj, vetëm nëse ndërron jetë ndonjë apo shërohet. Duke parë situatën, infeksionisti Pëllumb Pipero rekomandon që […]

Ditën e sotme u raportua se 3 spitalet Covid janë drejt ezaurimit dhe nuk pranohen më pacientë të rinj, vetëm nëse ndërron jetë ndonjë apo shërohet.

Duke parë situatën, infeksionisti Pëllumb Pipero rekomandon që të merren masa të tjera shtrënguese. Në një interviste për “A2 Neës” ai është shprehur se deri në fund të marsit duhet të mbyllen shkollat dhe lokalet dhe numri i udhëtarve në transportin publik të jetë i limituar.

“Deri nga fundi i marsit masat duhet të ishin më të shtrënguara, orari i kafeneve më i shkurtuar, të mos shërbehet në tavolina, por “delivery”. Shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm të ishin mbyllur deri në fund të marsit. Edhe pse nuk është zgjidhje e problemit, është zgjedhje e detyruar për nga ritmet e pandemisë pasi nuk janë kështu vetëm në vendin tonë”, është shprehur Pëllumb Pipero.

Ai ka shtuar se përhapja e virusit po favorizohet nga temperaturat e ulëta dhe indiferenca e të rinjve që nuk tregojnë kujdes.

“Kemi raste të shtuara të sëmundjes dhe forma të rënda dhe humbje të jetës dhe tek moshat e reja. I këshilloj të jenë të kujdesshëm që do të thotë të mbajnë maskë, distancë dhe higjienë. Edhe një lutje kam për ta, të frekuentojnë sa më pak, kafenetë dhe mjediset e mbyllura”, shtoi mjeku.

Pak ditë më parë Pipero arriti të fitonte betejën me Covid-19. Si fillim u tha se mjeku e kishte kaluar shumë rëndë sëmundjen dhe se kishte shkuar për kurim në Itali. Ai është shprehur se sëmundjen e ka kaluar në shtëpi dhe jo jashtë vendit.

“Kam kaluar një formë nga e lehtë në të mesme të kësaj sëmundje. Kam pasur shumë pagjumësi dhe ankth për të cilat kam pasur ndihmën e kolegëve të mi. Jam trajtuar në shtëpi dhe jo jashtë vendit”, tregoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?