Bytyçi: Kurti dhe Osmani po i tregjonë botës se nuk merren me vendime të rënda, por veç me ato populiste

Bytyçi: Kurti dhe Osmani po i tregjonë botës se nuk merren me vendime të rënda, por veç me ato populiste

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, thotë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i kanë kontribuuar paraqitjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare si vend të kriminalizuar e të prapambetur. Ai shkruan: Për një kohë të gjatë shumë shtete e kanë portretizuar Republikën e Kosovës si një vend të kriminalizuar, të prapambetur, pa një sistem funksional të […]

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, thotë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i kanë kontribuuar paraqitjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare si vend të kriminalizuar e të prapambetur.

Ai shkruan:

Për një kohë të gjatë shumë shtete e kanë portretizuar Republikën e Kosovës si një vend të kriminalizuar, të prapambetur, pa një sistem funksional të vlerave demokratike. Naracioni i jashtëm, edhe i brendshëm nga shumë eksponentë të jetës publike, edhe nga ata që do të qeverisin sot po ashtu ka qenë i tillë. 14 shkurti është data që e rrëzoi këtë narativë, e sigurisht edhe shumë të tjera.

Albin Kurti gjatë fjalimit të tij tha se qytetarët nuk e kanë votuar atë për dialog, ndërsa jo më larg se dje, znj. Albulena Haxhiu e konfirmoi se qeveria Kurti nuk do ta shtyj përpara marrëveshjen e Ëashingtonit.

Ironia në gjithë këto ngjarje është se bashkësia ndërkombëtare nuk kanë lenë derë të hapur për këto tema në Kosovë. Izolimi racist i Kosovës dhe narracioni për shtetin e dështuar e ka çmimin e vet. Parimi biblik se çka mbjell edhe e korrë në fund vlenë edhe për politikën, sa për ne, ashtu edhe për aleatët tanë.

Partia Demokratike e Kosovës e ka paguar çmimin politik, besa edhe njerëzor për konstruktivitetin e saj ndaj bashkesisë ndërkombëtare në raport me temat e mëdha për Kosovën.

Sot nuk ka racionalitet politik në Kosovë, ka populizëm.

E sigurisht Albini dhe Vjosa në mes të vendimeve të rënda për Kosoven që nuk sjellin votë dhe atyre populiste, e kanë zgjedhur qysh heret këtë të fundit, së paku deklarativisht!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?