Bob Dole u diagnostikua me kancer, Joe Biden i shkon për vizitë si mik i tij i vjetër

Bob Dole u diagnostikua me kancer, Joe Biden i shkon për vizitë si mik i tij i vjetër

Presidenti amerikan Joe Biden, ka vizituar të shtunën, mikun e tij, senatorin Bob Dole, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, pasi përfaqësuesi nga Kansas, i pensionuar tashmë, ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë është thënë se të dy politikanët, kanë shërbyer bashkë në Senat dhe Dole “është […]

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë është thënë se të dy politikanët, kanë shërbyer bashkë në Senat dhe Dole “është mik i afërt” i presidentit Biden.

Dole, i nominuar për president nga republikanët më 1996, ka qenë një prej republikanëve që kanë thënë zëshëm pas zgjedhjeve të 3 nëntorit të vitit 2020, se Biden ka fituar.

“Zgjedhjet kanë mbaruar dhe (Joe) Biden do të jetë president më 20 janar. Unë e di që presidenti nuk e ka pranuar humbjen dhe mund të mos e pranojë kurrë, mirëpo ai nuk do të jetë në Shtëpinë e Bardhë më 21 janar”, ka thënë Dole në dhjetor të vitit të kaluar, duke iu referuar ish-presidentit amerikan, Donald Trump

Dole, 97-vjeçar ka bërë të ditur lajmin për kancer më 18 shkurt.

“Së fundmi, janë diagnostikuar me kancer në mushkëri, në fazën e katërt. Trajnimi im i parë do të nisë të hënën”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Teksa kam disa pengesa përpara, unë e di se iu bashkohem miliona amerikanëve që po përballen me sfidat e tyre shëndetësore”.

Dole ka shërbyer për 27 vjet si senator amerikan nga Kansas.

Në janar të vitit 2018, ai është shpërblyer me Medalje të Artë nga Kongresi, njëherësh çmimi më i lartë civil që ndan ky institucion.

Dole ka udhëhequr një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1990.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, busti i tij është vendosur në Prishtinë.

Përmes një video-mesazhi, senatori Dole ka shprehur mirënjohje për inaugurimin e bustit.

“Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën e para 30 vjetëve. Tridhjetë vjet kemi punuar për të krijuar një shtet të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoni të punoni për t’u bërë edhe më të fortë”, ka thënë Dole.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?