Bideni shpall gjendje të katastrofës në Teksas

Bideni shpall gjendje të katastrofës në Teksas

Presidenti Joe Biden ka shpallur një katastrofë të madhe në Teksas, duke hapur rrugën për më shumë fonde federale për t’u shpenzuar në përpjekjet për ndihmë ndaj shtetit amerikan. Energjia elektrike po kthehet në Teksas dhe temperaturat po rriten, por rreth 13 milion njerëz ende po përballen me vështirësi për të gjetur ujë të pastër. […]

Presidenti Joe Biden ka shpallur një katastrofë të madhe në Teksas, duke hapur rrugën për më shumë fonde federale për t’u shpenzuar në përpjekjet për ndihmë ndaj shtetit amerikan.

Energjia elektrike po kthehet në Teksas dhe temperaturat po rriten, por rreth 13 milion njerëz ende po përballen me vështirësi për të gjetur ujë të pastër.

Gati 60 vdekje i janë atribuuar motit të ftohtë në të gjithë SHBA-në.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden tha se ai kishte “urdhëruar ndihmë federale për të shtuar përpjekjet shtetërore dhe lokale të rimëkëmbjes së zonave të prekura nga stuhitë e mëdha të dimrit”.

“Ndihma mund të përfshijë grante për strehim të përkohshëm dhe riparime shtëpish, kredi me kosto të ulët për të mbuluar humbjet e ndryshme programe të tjera për të ndihmuar individët dhe pronarët e bizneseve të rikuperohen nga efektet e katastrofës” thuhet në deklaratë.

Disa shtete të tjera të jugut të goditura nga stuhitë e borës dhe akullit këtë javë kanë raportuar gjithashtu ndërprerje të shërbimit të ujit, shkruan BBC.

Moti i keq gjithashtu ka ndërprerë ujin në qytetin e Jackson, Misisipi – shtëpi për rreth 150,000 njerëz – si dhe qarkun më të madh në Tenesi që përfshin qytetin e Memfisit, me më shumë se 651,000 banorë.

Çfarë po ndodh në Teksas?

Rrjeti energjetik i shtetit jugperëndimor është mbingarkuar ndërsa temperaturat ranë në nivelet më të ulëta në 30 vjet, duke arritur në -18 gradë Celsius në fillim të kësaj jave.

Që nga e premtja, rreth 180,000 shtëpi dhe biznese në Teksas ende nuk kishin energji elektrike. Mes temperaturave ‘ngrirëse’ në fillim të kësaj jave, rreth 3.3 milion mbetën pa rrymë.

Rreth 13 milion njerëz – afër gjysma e popullsisë së shtetit – janë përballur me disa ndërprerje të shërbimeve të ujit pasi qindra shërbime uji janë dëmtuar nga ngrirja.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?