Berisha: Lista Serbe manipuloi edhe me komunitetin rom, pati orkestrim të votave

Veton Berisha, kandidat për deputet nga komuniteti rom ka hedhur akuza ndaj Listës Serbe për manipulim me romët në zgjedhje, transmeton Periskopi. Berisha tregon se si një parti fantome ka marrë shumë vota në vendbanime me serbë. ‘’Nuk kam besuar se dikush do t’i manipulojë komunitetet. Është projektu një dicka mjaft mirë e mendume. Thuhet […]
Berisha tregon se si një parti fantome ka marrë shumë vota në vendbanime me serbë.
‘’Nuk kam besuar se dikush do t’i manipulojë komunitetet. Është projektu një dicka mjaft mirë e mendume. Thuhet që është kriju një parti fantome, pa adresë e kryetar, të kaluar politike. Iniciativa Rome, e cila ka marrrë vota në vendbanime serbe’’, thekson ai në një debat.
‘’Është orkestrim i votave, ndikimi nga Serbia. Është orkestrim i përbashkë me Listën Serbe’’.PERISKOPI/












