Bekim Haxhiu zgjedh mes Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinaj për president

Ish-deputeti i PDK-së dhe kandidati për deputet, Bekim Haxhiu ka thënë se s’ka asnjë logjikë që PDK-ja të rrijë në sallën e Kuvendit dhe t’ia bëjë votat për presidente, Vjosa Osmanit. “Ajo (Vjosa Osmani) sapo pati hyrë në Kuvend e pati hequr fotografinë e Thaçit që ishte president i zgjedhur. PDK-ja nuk i ka borxh […]

“Ajo (Vjosa Osmani) sapo pati hyrë në Kuvend e pati hequr fotografinë e Thaçit që ishte president i zgjedhur. PDK-ja nuk i ka borxh as zotit Kurtit e as zonjës Osmani”, tha Haxhiu.

Sipas tij, nëse Kurti dëshiron ta bëjë presidente Osmanin, ai duhet t’ia sigurojë votat asaj.

“Nëse nuk ia siguron votat zonjës Osmani, vendi do të shkojë në zgjedhje sërish”, ka thënë Haxhiu në ATV.

Tutje ai tha se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk është diskutuar në PDK, por sipas tij, bëhet fjalë për parime.

“Nëse dëshirojnë të zgjedhim një kandidat konsensual për president, atëherë mund të flasim”, shtoi ai.

I pyetur për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president dhe atë të Murat Jasharit si kandidat i mundshëm konsensual, Haxhiu u përgjigj kështu: “Për familjen Haradinaj dhe për familjen Jashari, unë në Kuvend do të kem votë gjithmonë, pavarësisht si do të jetë vendimi i partive”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?