BE kërkon shpjegime nga Gjermania mbi ndalimet e hyrjes në vend

BE kërkon shpjegime nga Gjermania mbi ndalimet e hyrjes në vend

Gjermania është nën presion për të shpjeguar ndalimet e saj të hyrjes në territorin e saj të qytetarëve nga Republika Çeke, Sllovakia dhe Tiroli, pasi Komisioni Evropian u ankua në një letër se masat ishin jo proporcionale dhe të pajustifikuara. “Ne besojmë se qëllimi i ndjekur me të drejtë i Gjermanisë, mbrojtja e shëndetit publik […]

Gjermania është nën presion për të shpjeguar ndalimet e saj të hyrjes në territorin e saj të qytetarëve nga Republika Çeke, Sllovakia dhe Tiroli, pasi Komisioni Evropian u ankua në një letër se masat ishin jo proporcionale dhe të pajustifikuara.

“Ne besojmë se qëllimi i ndjekur me të drejtë i Gjermanisë, mbrojtja e shëndetit publik gjatë një pandemie, mund të arrihen me masa më pak kufizuese”, thuhet në letrën e organit ekzekutiv të BE-së dërguar ambasadorit gjerman në BE, Michael Clauss.

Letra drejtuar autoriteteve gjermane jep 10 ditë kohë për përgjigje. Në teori, mosmarrëveshja mund të çojë në veprim juridik kundër shtetit anëtar, megjithëse kjo konsiderohet e pamundur gjatë pandemisë COVID-19.

Letra të ngjashme u dërguan në Belgjikë, Hungari, Danimarkë, Suedi dhe Finlandë, kufizimet kufitare të të cilave u pritën me mosmiratim në Bruksel.

Me kërkesë të Komisionit, ministrat e Çështjeve Evropiane të shteteve anëtare do të mbajnë një konferencë për të diskutuar masat kufitare.

Republika Çeke, Sllovakia dhe Tiroli u shtuan në listën gjermane të “zonave të varianteve shqetësuese” më 14 shkurt, duke ndaluar shumicën dërrmuese të njerëzve atje të hyjnë në Gjermani, me disa përjashtime, për shembull për shoferët e kamionëve./Atsh

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?