BE këmbëngul rreth vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi: Qeveria e re të angazhohet në mënyrë konstruktive

BE këmbëngul rreth vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi: Qeveria e re të angazhohet në mënyrë konstruktive

Bashkimi Evropian ka këmbëngulur sërish në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Nga Brukseli është thënë se qeveria dhe autoritetet e reja duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive, në mënyrë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se BE-ja ishte shumë e qartë në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesi […]

Nga Brukseli është thënë se qeveria dhe autoritetet e reja duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive, në mënyrë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se BE-ja ishte shumë e qartë në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Borrell, dhe nga komisionari Varhelyi.

Por, sipas Arbër Fetahut nga Grupi për Studime Juridike e Politike, Qeveria e re duhet t’u qaset me seriozitetin e duhur çështjeve të rëndësishme të politikës së jashtme.

Arton Demhasaj nga organizata “ÇOHU” thotë se Qeveria Kurti e ka të pashmangshme të merret me dialogun.

Ai shprehet se për vazhdimin e dialogut ndaj Kurtit do të ketë presione nga Bashkimi Evropian dhe Washingtoni.

Ai ka deklaruar se edhe marrëveshja e Washingtonit s’mund të pengohet.

Por Lideri i Vetëvendosjes, partisë që ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti, ka thënë se dialogu nuk do të jetë prioritet i qeverisë së tij.

E Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i interesuar për dialog me Beogradin, më shumë sesa me serbët në Kosovë.

Ai ka tërhequr vërejtjen se interesat e serbëve në Kosovë nuk mund t’i përfaqësojnë ata që kanë dy për qind të votave, por ata që kanë 95 për qind.

Duke folur për mundësinë që të rritet presioni pas paralajmërimit se Washingtoni do të prezantojë një platformë të re të dialogut, Vuçiqi ka thënë se Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?