Bastisje, arrestime dhe sekuestrimi i rreth 400 mijë eurove – gjithçka që ndodhi gjatë aksionit të Policisë

Bastisje, arrestime dhe sekuestrimi i rreth 400 mijë eurove – gjithçka që ndodhi gjatë aksionit të Policisë

12 të arrestuar dhe 400 mijë euro janë sekuestruar në aksionin e djeshëm që ka realizuar Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.  Operacioni ndodhi në Prishtinë, Istog, Gjilan, Podujevë dhe Lipjan, nën dyshimet për keqpërdorime të fondeve të subvencioneve. Operacionet zgjatën për disa orë. Ndërsa, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi në një konferencë për media bëri të […]

Operacioni ndodhi në Prishtinë, Istog, Gjilan, Podujevë dhe Lipjan, nën dyshimet për keqpërdorime të fondeve të subvencioneve. Operacionet zgjatën për disa orë.

Ndërsa, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi në një konferencë për media bëri të ditur se aksionet do të vazhdojnë.

Lumezi tha se nga ky aksion janë arrestuar 12 persona dhe është konfiskuar një shumë e madhe parash, kompjuterë, telefona, vetura etj.

Ai tha se në muajin janar ka filluar grumbullimi i provave dhe informacioneve lidhur me këtë rast për ryshfet në subvencionet bujqësore, ndërsa arrestimi i 12 personave është bërë për keqpërdorim dhe shpërdorim detyre, marrje dhe dhënie ryshfeti.

Lumezi po ashtu tregoi se prej të arrestuarve, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë.

Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti ka thënë se në këtë aksion sekuestruar diku afër 400 mijë euro. Ai tha se është bastisur Ministria e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë si dhe disa zyra që funksionojnë në kuadër të AZHB-së në disa komuna.

“Sot gjatë ditës nga Drejtoria për Krime dhe Kundër-Korrupsion janë sekuestruar një shumë e madhe e parave, diku afër 400 mijë euro. Saktësisht ende nuk e dimë por sillen aty diku”, ka thënë ai.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se pret një hetim të plotë për të gjithë që janë përfshirë në këtë rast.

“Pres hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë ndaj kujtdo që është i përfshirë në rastin e subvencioneve bujqësore. Fajtoret duhet të marrin dënimin maksimal. Këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione”, ka shkruar Hoti në Facebook. 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?