Babai i pjesëmarrësit në rrahjen e djalit të Rashiqit: E nisi vet ai, më rrahu djalin me shokët e tij

Babai i pjesëmarrësit në rrahjen e djalit të Rashiqit: E nisi vet ai, më rrahu djalin me shokët e tij

Nenad Rashiq thotë se djali i tij u sulmua për motive politike, dërgohen në mbajtje 7 të dyshuar. E hëna ishte vetëm ditë normale e shkollës për Nikolla Rashiq që ndjek mësimet në Lapnasellë të Graçanicës. Por, nuk përfundoi kështu. Pasi kreu orarin mësimor, djali i politikanit serb Nenad Rashiq është pritur nga një grup […]

E hëna ishte vetëm ditë normale e shkollës për Nikolla Rashiq që ndjek mësimet në Lapnasellë të Graçanicës.

Por, nuk përfundoi kështu.

Pasi kreu orarin mësimor, djali i politikanit serb Nenad Rashiq është pritur nga një grup prej 30 personave.

E edhe në pamjet që ka siguruar T7, shihet se rrahja ishte brutale.

Dëshmitarët që e panë nga afër ngjarjen e cilësuan këtë rrahje si përleshje adoleshentësh.

Ata mohuan se ngjarje të tilla ndodhin shpesh në këtë anë.

Por, ndryshe po thotë Nenad Rashiq, babai i Nikollës.

Ky i fundit pas rastit ishte detyruar që ta dërgojë djalin e tij në Spitalin e Kirurgjisë në Graçanicë.

Lëndimet që djali i tij i mori nga kjo rrahje, thotë se janë thyerje të dhëmbëve e gjakderdhje të mëdha nga lëndimet.

Tutje, Rashiq shtoi se sulmuesit kanë pasur me vete thika, çekiq dhe boksa të hekurit.

Të gjitha këto ai i tha në një konferencë për media që kishte thirrur të martën.

Rashiq, ngreh dyshimet se rrahja ka qenë e planifikuar dhe ka ndodhur për qëllime politike.

Megjithatë ai thotë se i ka lënë organeve të rastit të merren me rastin.

Por, se kjo gjë ishte e planifikuar po e mohon dikush tjetër.
Babai i njërit nga pjesëmarrësit në përleshje, Ilija Markoviq,  thotë se konflikti ishte nisur nga vetë Nikolla Rashiq dhe u bë mes dy grupeve.

Ai shton se djali i tij Markoviq, 17 vjecar  u rrah nga shokët e Nikollës dhe është në spital  duke marr trajtim për dëmtim të hundës.

E dyshimet se kjo zënkë kishte nisur një ditë më herët i thotë vetë ai.

Duke treguar edhe disa mesazhe që djali i tij i pranoi në rrjete sociale.

Megjithatë i pyetur nga T7 për gjithë këto deklarata politikani serb Nenad Rashiq tha se nuk qëndrojnë.

Për këtë rast, Policia e Kosovës bën të ditur e ka arrestuar 7 të dyshuar.

Ndërkaq tashmë është bërë kërkesë nga ana e Prokurorisë drejtuar Gjykatësit të Procedurës Paraprake për caktim të masës së paraburgimit për të dyshuarit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?