Avdullah Hoti dënon ashpër rrahjen e birit të Nenad Rashiqit: Forca e ligjit për kryesit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, e ka dënuar ashpër rrahjen e të birit të politikanit kosovar Nenad Rashiq në Graçanicë. Ai ka kërkuar që organet kompetente të kryejnë hetimet dhe kryesit e aktit të përballen me forcën e ligjit. Hoti e ka cilësuar aktin edhe si “të papranueshëm”, përcjell Periskopi. Nenad […]
Ai ka kërkuar që organet kompetente të kryejnë hetimet dhe kryesit e aktit të përballen me forcën e ligjit.
Hoti e ka cilësuar aktin edhe si “të papranueshëm”, përcjell Periskopi.
Nenad Rashiq është një politikan opozitar i Listës Serbe.
Statusi i plotë:
Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme.
Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit.












