Arrestimet: Ministri Mustafa thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

12 persona janë arrestuar në aksionin e sotëm nga Policia e Kosovës dhe janë sekuestruar mbi 400 mijë euro. Personat e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti. Pas bastisjeve Ministria e Bujqësisë ka thirrur konferencë për media. Në këtë konferencë do të flas ministri në detyrë, […]
Pas bastisjeve Ministria e Bujqësisë ka thirrur konferencë për media.
Në këtë konferencë do të flas ministri në detyrë, Besian Mustafa, transmeton Periskopi.
Konferenca do të mbahet nga ora 15:30.
Njoftimi i plotë:
Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për shtyp të Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.
Konferenca do të mbahet sot (24 shkurt 2021, e mërkurë) në orën 15:30, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Duke pas parasysh se ende jemi në kohë pandemie, lusim të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje ta ruajnë shëndetin, të respektojnë distancën dhe t’i respektojnë masat kundër Covid-19.
Ju mirëpresim!












