Analist Ramadani: Vuçiqi ka aq deputetë në Kosovë sa LDK-ja e Pacolli sillet si “konstruktiv”

Analisti Shkodran Ramadani ka shprehur shqetësimin e tij me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Një dashuri e papritur duket se ka lindur për 14 shkurt mes përfaqësuesve politikë të disa komuniteteve dhe Listës Srpska që dirigjohet nga Qeveria e Republikës së Serbisë. Ramadani e sheh si […]
Një dashuri e papritur duket se ka lindur për 14 shkurt mes përfaqësuesve politikë të disa komuniteteve dhe Listës Srpska që dirigjohet nga Qeveria e Republikës së Serbisë.
Ramadani e sheh si problematike një gjë të tillë, duke thënë se numri i deputetëve që kontrollohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të jetë më i madh se ai i AAK-së dhe gati i njëjtë me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell Periskopi.
“Dmth Lista Serbe do të jetë më e fuqishme se AAK-ja dhe e barabartë me LDK-në, sidomos nëse biznismeni Pacolli do të sillet si deputet i pavarur dhe “konstruktiv”.” – ka shkruar z.Ramadani.
Statusi i plotë:
Pritjet janë që partia që kontrollohet direkt nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në legjislaturën e re të Kosovës t’i ketë 13-14 deputetë. Numër rekord. Dmth Lista Serbe do të jetë më e fuqishme se AAK-ja dhe e barabartë me LDK-në, sidomos nëse biznismeni Pacolli do të sillet si deputet i pavarur dhe “konstruktiv”.












