Aktori i famshëm francez dhe miku i Serbisë hetohet zyrtarisht për dhunim seksual

Aktori i famshëm francez Gerard Depardieu është vënë formalisht nën hetime mbi akuzat se ka dhunuar një aktore në shtëpinë e tij para tri vitesh. Gruaja në fjalë e ka akuzuar atë për dhunim dhe sulm seksual, diçka që ka ndodhur në Paris në muajin gusht të vitit 2018. Avokati i tij i tha agjencisë […]
Gruaja në fjalë e ka akuzuar atë për dhunim dhe sulm seksual, diçka që ka ndodhur në Paris në muajin gusht të vitit 2018.
Avokati i tij i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP-së, se z.Depardieu “krejtësisht e mohonte këtë akuzë, dhe se hetimi nuk duhej bërë publik.”
Bota e artit në Francë është lëkundur nga një varg akuzash për abuzim seksual ndaj figurave kyçe, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Z.Depardieu, 73 vjeçar, është një prej aktorëve më të famshëm të vendit, i njohur për filmat përfshirë Jean de Florette, Green Card dhe Cyrano.
Një hetim fillestar për akuzat për dhunim ishte hedhur poshtë në vitin 2019.
Depardieu njihet si miku i Aleksandër Vuçiqit dhe i kombit serb. /Periskopi












