AKP: Bordi ka rekomanduar pezullimin e valëve të shitjes deri në krijimin e institucioneve të reja

AKP: Bordi ka rekomanduar pezullimin e valëve të shitjes deri në krijimin e institucioneve të reja

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit njofton opinionin se në takimin e tij joformal të mbajtur javën e kaluar, me datë 19 shkurt 2021, ka udhëzuar Menaxhmentin e AKP-së që të mos vazhdoj me valët e shitjes deri në krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e datës 14 shkurt 2021. AKP, gjithashtu […]

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit njofton opinionin se në takimin e tij joformal të mbajtur javën e kaluar, me datë 19 shkurt 2021, ka udhëzuar Menaxhmentin e AKP-së që të mos vazhdoj me valët e shitjes deri në krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e datës 14 shkurt 2021.

AKP, gjithashtu dëshiron të bëjë të qartë se ka qenë bashkëpunuese dhe vazhdimisht ka ofruar mbështetjen në vazhdën e përpjekjeve të secilës qeveri për të ndryshuar strategjinë e privatizimit të ndërmarrjeve dhe pronave shoqërore. AKP, gjithashtu ka ofruar bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Komisionin Hetimor Parlamentar, duke ju përgjigjur të gjitha kërkesave dhe duke shpalosur të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

“Duke pasur parasysh planifikimet buxhetore të Qeverisë për vitin 2021 dhe obligimet ligjore të AKP-së që të zbatoj ligjin në fuqi, Bordi ka shqyrtuar mundësinë e rifillimit të shitjeve në mënyre që të hyrat buxhetore të arrihen sipas Ligjit për Buxhetin. Sidoqoftë, e ritheksojmë se qysh javën e kaluar, në respektim të procesit të formimit të institucioneve të reja, dhe me qëllim të koordinimit sa më të ngushtë me Kuvendin dhe Qeverinë, Bordi ka marr vendim për pezullimin e valëve të shitjes”, thuhet në komunikatën e AKP-së.

AKP, në mënyrë të vazhdueshme ka qenë e hapur dhe bashkëpunuese me secilën qeveri, zyrtarët e lartë të institucioneve qendrore dhe lokale konform mandatit të saj ligjor. Kjo praktikë do të vazhdoj edhe në të ardhmen duke respektuar në plotni kornizën ligjore në fuqi dhe obligimet e ndërsjella me institucionet relevante.

“Për hir të informimit të saktë të opinionit publik dhe të gjitha palëve të interesuara, përveç shitjes së aseteve në pronësi shoqërore, AKP në mandatin dhe përgjegjësinë e saj ka edhe menaxhimin me kërkesat dhe procedurat e pagesave për 20%-shin për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore (rreth 50000 përfitues deri më tani), shqyrtimin dhe përballjen me kërkesat kreditore (rreth 2.1 Miliard Euro nga kreditorë të brendshëm dhe të jashtëm), ballafaqimin me mbi 25000 konteste gjyqësore që ndërlidhen me pronat shoqërore, mbrojtjen në dy arbitrazhe të komplikuara ndërkombëtare në vlerë prej rreth 30 Milion Euro dhe administrimin e përditshëm të 591 Ndërmarrjeve shoqërore me rreth 2300 aseteve në mbarë territorin e Kosovës (të cilat vazhdimisht rrezikohen nga tjetërsimi i paligjshëm). Realizimin e këtij mandati ligjor e vështirëson në masë të madhe presioni publik, i cili në shumicën e rasteve është i bazuar në informata jo të plota dhe jo zyrtare”, thuhet tutje në njoftim.

Koncepti i transformimit të pronës shoqërore, Ligji mbi Agjencinë Kosovarë për Privatizim, dhe procesi i privatizimit në formën e tanishme nuk janë produkte e as vendime të AKP-së, por të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, specifikisht të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

AKP vepron në bazë të kësaj kornizë ligjore dhe rregullisht i raporton institucioneve qendrore për veprimet e saj. Andaj, për shkak të ndjeshmërisë së procesit, ju bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë e institucional që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga kualifikimet publike të bazuara në informata jo të plota, të cilat për me tepër janë paragjykuese dhe të dëmshme për imazhin e një institucioni të pavarur kushtetues dhe ligjor, si dhe integritetin personal dhe profesional të zyrtarëve brenda këtij institucioni.

AKP thotë se mbetet e hapur dhe transparente që të ndajë informata me këdo që ka interesim për procesin e privatizimit dhe administrimit të pronave shoqërore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?