Agim Veliu flet pas arrestimeve dhe konfiskimeve të sotme

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është prononcuar shkurt për media pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, dep. të krimeve ekonomike, ku mbetën të arrestuar deri tash të paktën 12 persona. Veliu ka mbështetur ato që janë thënë nga ana e Prokurorisë së Shtetit, që mbajti konferencë për media pak para orës […]
Veliu ka mbështetur ato që janë thënë nga ana e Prokurorisë së Shtetit, që mbajti konferencë për media pak para orës 14.
“Ju besoj e keni dëgju një konferencë që e ka dhënë Prokurori i Shtetit edhe veçse i keni dëgju ato çfarë janë thënë”, ka thënë Veliu.
Ai e ka ndalur telefonin kur i është kërkuar të komentojë lidhur me hipotezat që janë hedhur se ky aksion mund të ketë lidhje politike.
“S’po dëgjohesh mirë”, ka thënë ai gjatë parashtrimit të pyetjes, duke e ndalur telefonin. Pas kësaj, ai nuk e ka hapur telefonin më.
Nga aksioni janë konfiskuar edhe dy valixhe që përmbanin diku 400 mijë euro. /Periskopi












