A po shkojmë drejt mbylljes? Raporti i fundit i Covid-19 në Kosovë me një detaj të frikshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike publikoi si çdo ditë tjetër raportin e pandemisë për 24 orët e fundit. Por, ky raport vjen mu në kohën e ngritjes së shqetësimeve të publikut për një mbyllje të re të vendit dhe njëkohshëm edhe ftesës për mos-bindje civile në raport me masat kundër pandemisë nga grupe të caktuara […]
368 është numri i rasteve pozitive me Covid-19 për 24 orët e fundit në Kosovë. Ky numër është prodhuar nga 2843 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar.
Megjithëse numri i testimeve është rritur ndjeshëm, prapëseprapë ai ka mbetur i vogël për t’i përmbushur nevojat qytetare, përkthen Periskopi.
Dhe kjo evidentohet kollaj me numrin e rasteve pozitive në komunën e Prishtinës.
Kryeqyteti i ka pasur 211 nga këto 368 raste, ose më shumë se dyfishin e rasteve në nivel vendi.
Natyrisht që ky është një ilustrim i gabuar duke qenë se Prishtina ka numër shumë më të madh testimesh se sa komunat e tjera të Kosovës.
Një gjë e tillë ngre shqetësimin se numri real i të prekurve me Covid-19 mund të jetë edhe më i lartë.
Shumë figura të njohura publike kanë sulmuar ashpër krerët e politikës kosovare se me mos-respektim masash kanë kultivuar të njëjtën papërgjegjësi edhe te qytetarët e tjerë të vendit tonë.
Madje, Fisnik Ismaili dje bëri thirrje të qartë për mos-bindje civile. Edhe shoqatat e gastronomeve, e këngëtarë të ndryshëm kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me politikën e vendit.
Më poshtë i keni rastet në çdo komunë të Kosovës:
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste, Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë.












