”A e din çka është rrahja, hajdeni të mitë”: Thirrje nga serbët derisa po sulmonin djalin e Rashiqit

”A e din çka është rrahja, hajdeni të mitë”: Thirrje nga serbët derisa po sulmonin djalin e Rashiqit

Djali i politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiqit, është rrahur sot gjatë ditës. Deri më tani, Policia e Kosovës ka dhënë detaje se në lidhje me rastin janë shoqëruar 8 persona, prej tyre një i mitur. Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rrahur nga disa persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte […]

Djali i politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiqit, është rrahur sot gjatë ditës. Deri më tani, Policia e Kosovës ka dhënë detaje se në lidhje me rastin janë shoqëruar 8 persona, prej tyre një i mitur.

Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rrahur nga disa persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla ku vijon mësimet.

Këtë gjatë ditës e ka konfirmuar shkurt për Reporteri.net Nenad Rashiq.

“Po është rrahur, gjendja shëndetësore e djalit është e mirë”, ka thënë shkurt, Rashiq.

Reporteri.net ka arritur të sigurojë videon e momentit të sulmit ndaj djalit të politikanit serb, Rashiq.

Siç shihet në pamje, përreth djalit të Rashiqit janë të grumbulluar shumë persona.

Në video shihet se është goditur nga shumë persona.

Siç shihet në pamjet e reporteri.net, djali i Nenad Rashiq, dyshohet se gjendej i rrethuar nga një grup njerëzish.

Disa në mesin e tyre, regjistrojnë momentin e sulmit, dhe komentojnë atë në gjuhën serbe.

Aty dëgjohen thirrje të njërit prej të pranishmëve, për t’ju bashkuar grupit prej 20 personash për të vazhduar sulmin nisur ndaj djalit të ish-ministrit serb.
”A e din çka është rrahja, hajdeni të mitë”..

Mes tjerash, dëgjohen thirrje që rrahja të vazhdojë ”në emër të serbëve, në emër të Kosovo Metohisë dhe në emër të partive serbe, për partitë e Rashkës dhe Prizrenit”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?