15 mijë euro: Vetura e djegur e Bajqinovcit ishte e bashkëshortes së tij?

Dje në mediat kosovare u raportua se vetura e ish deputetit Mefail Bajqinovci ishte përshkuar nga flakët në një incident që po hetohet nga Policia e Kosovës. Nuk dihet se cilës kompani gjigante automjetesh i përket vetura në fjalë, por në bazë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ajo mendohet të vlejë rreth […]
Nuk dihet se cilës kompani gjigante automjetesh i përket vetura në fjalë, por në bazë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ajo mendohet të vlejë rreth 15 mijë euro.

Pronësia mbi këtë veturë sipas të dhënave që vetë Bajqinovci i ka vendosur në AKK del se ishte mbi bashkëshortin/en, përcjell Periskopi.

Si pasuri të paluajtshme në AKK, Bajqinovci që është deputet i Vetëvendosjes, ka regjistruar edhe një banesë me 106 metra katrorë, një tjetër banesë me 53 metra katrorë dhe një vikendisë me rreth 15 ari obor me 79 metra katrorë.
Bajqinovci më herët ka punuar si gazetar. /Periskopi












