Weber: Pritet angazhim më i fortë i Gjermanisë për rifillim serioz të dialogut Kosovë-Serbi

Weber: Pritet angazhim më i fortë i Gjermanisë për rifillim serioz të dialogut Kosovë-Serbi

Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, pret një angazhim më të fortë të qeverisë së re gjermane për një rifillim serioz të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu tha se me shkuarjen e kancelares Merkel pret një marrëdhënie të re […]

Nga sot (e mërkurë) në Gjermani është në pushtet një koalicion i ri, kurse qeveria drejtohet nga një kancelar i ri për herë të parë pas 16 vitesh qeverisje të Angela Merkelit.

Sipas ekspertit gjerman për Ballkanin, transmeton “N1” kjo nuk është vetëm një epokë e re për Gjermaninë, por edhe një epokë e re e marrëdhënieve të Gjermanisë me Serbinë.

“Pres ndryshime ndaj Serbisë. Qëndrimi i qeverisë së kancelares në largim Merkel filloi me politikën parimore të vendosjes së dialogut politik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mbi parime të qarta dhe në një kornizë të qartë negociuese. Ajo në një farë mënyre e krijoi zotin Vuçiq dhe fillimi i tij u shënua nga një farë evropianizimi i politikës së tij. Por, për shkak të humbjes së drejtimit strategjik të kësaj politike të Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Gjermania dhe kancelarja në fund, ne morëm një shikim përmes gishtave të Berlinit dhe Brukselit për gjendjen dhe zhvillimin e demokracisë në Serbi. Në të njëjtën kohë, kancelarja dhe Berlini mbetën mjaft duarthatë, sepse ai dialog [Kosovë-Serbi], ndryshe nga fillimi i tij historik, u kthye në të kundërtën e tij”, shpjegon Weber, përcjell Telegrafi.

Analisti gjerman vlerëson se “marrëdhënia mes Merkeli-Vuçiq, e cila deri diku krijoi regjimin aktual në Serbi, dhe në një farë mënyre kancelarja dhe Berlini ishin peng i kësaj marrëdhënie, tani shkon bashkë me zonjën Merkel”.

“Kështu që, veçanërisht për shkak të rolit të gjelbërve në qeverinë e re, unë pres një kthesë politike”, tha ai.

Weber thotë se pret një qëndrim më të fortë dhe një angazhim më të fortë nga qeveria e re gjermane.

“Pres një angazhim më të fortë për integrimin në BE dhe grindje të hapur me presidentin francez Macron për bllokadën e tij për anëtarësim të ri. Pres një angazhim më të fortë të qeverisë së re për një rifillim serioz të negociatave të Serbisë me Kosovën, të cilat janë bllokuar plotësisht vitet e fundit dhe në të njëjtën kohë, pres një marrëdhënie të re mes qeverisë së re dhe Berlinit ndaj qeverisë së Vuçiqit në Serbi, i mbështetur në me theks të veçantë në parimet demokratike dhe vlerat e sundimit të ligjit, si dhe fundin e shikimit nëpër gishta në lidhje me sundimin autoritar dhe autokratik të regjimit në Serbi që e kemi parë në 10 vitet e fundit”, shpjegon Weber. /Telegrafi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?