Vuçiq reagon për sanksionet e SHBA-ve ndaj Veselinoviq dhe nënkryetarit të Listës Serbe: Nuk na kanë dhënë asnjë dinar

Vuçiq reagon për sanksionet e SHBA-ve ndaj Veselinoviq dhe nënkryetarit të Listës Serbe: Nuk na kanë dhënë asnjë dinar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar për vendosjen e sanksioneve për grupin kriminal të drejtuar nga Zvonko Veselinoviq me bazë në veri të Kosovës. Vuçiq në deklaratën e tij duket se vë në dyshim akuzat pasi e nis reagimin e tij se akuzat në fillim kanë qenë për tregti ilegale dhe në fund të […]

Vuçiq në deklaratën e tij duket se vë në dyshim akuzat pasi e nis reagimin e tij se akuzat në fillim kanë qenë për tregti ilegale dhe në fund të mos respektim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai vijon se organet do hetojnë nëse ekzistojnë akuza serioze por thekson se nuk ka marrë asnjë dinar nga Zvonko.

“Ata i akuzuan fillimisht për tregti ilegale. Në fund do t’i akuzojnë që nuk po e respektojnë kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, por kjo nuk është asgjë e re. Nëse ekzistojnë akuza serioze, organet tona shtetërore do t’i hetojnë. Gjithçka që pranojmë me çfarëdo treguesi se dikush ka kryer ndonjë vepër penale, organet tona përgjegjëse do të jenë të gatshme që në po atë moment të verifikojnë gjithçka. 

Asnjë dinar nuk na ka dhënë Zvonko, sa më përket mua për të tjerët nuk e di. Partia të cilën e udhëheq ka më shumë se mjaftueshëm para falë mjeteve shtetërore dhe anëtarësisë. Këto janë burimet tona kryesore. Kurrfarë nevoje nuk kemi për çfarëdo paraje tjetër” – shkruan Vuçiq.

Në një raport të përgatitur nga ish-bashkëpunëtori i Vuçiq thuhet se Presidenti Serb në vitin 2015 kur ishte Kryeministër u pyet nga FBI-ja në SHBA në lidhje me kontrabandën e armëve serbe në Libi. Përveç kësaj, hetuesit e FBI-së ishin të interesuar për aktivitetet kriminale të vëllait të tij Andrej, si dhe njerëzve më të besuar të klanit të tij në Beograd, të cilët janë Nikola Petroviq, Slavisa Kokeza, Goran Veselinoviq, Zvonko Veselinoviq dhe Nenad Kovaq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?