Vrasës i veshur me uniformë ortodokse, Saviçiq i dyshuar si ekzekutues në rastin “Panda”

Vrasës i veshur me uniformë ortodokse, Saviçiq i dyshuar si ekzekutues në rastin “Panda”

Davor Saviçiq, serb i lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë, sot gjendet diku në Rusi. Ndoshta ende është pjesë e grupit paramilitar rus Wagner, në të cilin shërbimet e inteligjencës perëndimore kishin konstatuar se kishte qenë. Mirëpo, para saktë 23 vitesh, Saviçiq dyshohet se ka ekzekutuar gjashtë të rinj serbë në Pejë, një nga rastet më […]

Agim Musliu, ekspert i sigurisë, ka thënë për Kosovapress se, “Davor Saviçiq, sipas banorëve të Pejës, gjatë luftës ishte pjesë e Njësisë Speciale Operative të udhëhequr nga shërbimi i fshehtë serb, të cilës i prinin Arkan dhe Legija. Se shërbimi sekret, së bashku me njësinë e Legijas janë përgjegjës, kishte shkruar edhe shtypi i kontrolluar nga pushteti i Vuçiqit – e përditshmja ‘Kurir’ në vitin 2014.”

Ai më tej ka thënë se Serbia në vend se të zbardhë këtë fabrikim, ajo vazhdon të fabrikojë dhe gënjejë për luftën e Kosovës, duke akuzuar edhe perëndimorët.

“Shiheni Vulinin, njeriun që flet kur Vuçiqi nuk dëshiron të dëgjohet diçka nga goja e tij! Ai, pa turp, ka thënë se masakra e Reçakut është e sajuar. Ata me këto gënjeshtra vazhdimisht kanë provuar që ta ndërrojnë narracionin e krimit, jo vetëm për Kosovë, por për të gjitha masakrat në ish-Jugosllavi”, ka thënë Musliu.

“Davor Saviçiqi, në profilin e tij në facebook, poston fotografi nga më të ndryshmet. Ai krenohet se është ortodoks dhe vrasës”, theksoi ai Musliu.

Në mbrëmjen e 14 dhjetorit 1998, në një kafeteri, pronar i së cilës ishte qytetari boshnjak Misad Shaboviq, gjersa po luanin me letra gjashtë të rinjtë serbë u ekzekutuan: Ivan Obradoviq (14), Vukota Gvozdenoviq (16), Svetislav Ristiq (17), Zoran Stanojeviq (17), Dragan Trifković (1q) dhe Ivan Radeviq (25).

Organet e sigurisë së bashku me makinerinë propagandistike serbe të kohës, e fajësuan UÇK-në për sulmin. E gjithë bota u alarmua për këtë vrasje. Menjëherë, ditët në vijim u arrestuan, torturuan dhe burgosën dhjetëra shqiptarë nga Peja. Disa prej tyre u dënuan dhe vuajtën në burgjet serbe deri një kohë pas çlirimit të Kosovës: Behar Bajri, Gazmend Bajrami, Xhevdet Bajrami, Agron Kollçaku, Vllaznim Pergjegjaj dhe Beqir Loxha.  Më i riu ishte 17 vjeç ndërsa më i madh ishte 22 vjeç.

Torturat mbi të burgosurit shqiptarë, të cilëve iu ishte mveshur vrasja ishin makabre. Behar Bajrin e kishin detyruar të hante sapun, i kishin hedhur kripë në plagët e shkaktuara nga torturat. Ai edhe sot vuan nga sëmundje psikike nga torturat.

Vet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte deklaruar disa herë që masakrën “Panda” nuk e kishin kryer shqiptarët, duke pranuar se ky ishte një fabrikim i madh. Mirëpo, asnjëherë nuk u ngrit ndonjë aktakuzë dhe as nuk u tha më shumë.

Davor Saviçiqit, siç u mor vesh më pas, në Messenger të profilit të tij në Facebook, i kishte shkruar një gazetare serbe, e cila i kishte thënë, se kishte informata, se pushteti i Vuçiqit po përgatitej që t’ia ngriste akuzën Saviçiqit për masakrën “Panda”. Kjo, si kundërpeshë për kërkesën amerikane ndaj Serbisë për ta zbuluar rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, të cilën kanë pasur shtetësi amerikane.

Vrasësit e të rinjve serbë në “Panda” ende nuk kanë dalë para drejtësisë, përkundër faktit se edhe në Serbi janë bërë presione nga familjarët. Nuk është thënë asgjë, as për fabrikimin dhe as nuk janë dëmshpërblyer shqiptarët që pafaj ishin torturuar e dënuar./KP

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?