Vodhën një pulë në Prizren, dënohen me 750 euro tre të akuzuarit

Tre të akuzuarit S.L., N.M. dhe R.L., janë dënuar me 750 euro gjobë pasi në kotecin e të dëmtuarit A.F. kanë marrë një pulë. Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, për këtë veprim secili nga të akuzuarit janë dënuar me nga 250 euro gjobë. Aktgjykimi në fjalë është shpallur në seancën fillestare të […]

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, për këtë veprim secili nga të akuzuarit janë dënuar me nga 250 euro gjobë.

Aktgjykimi në fjalë është shpallur në seancën fillestare të 16 dhjetorit të vitit 2019 nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Fatmir Krasniqi, pasi paraprakisht të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë.

Ndërkaq, i dëmtuari A.F. për realizmin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Prokuroria Themelore në Prizren, në tetor të vitit 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj S.L., N.M. dhe R.L., me arsyetimin se të akuzuarit në janar 2018, pas mesnate në komunën e Prizrenit, në bashkëveprim i’a dëmtojnë pasurinë të dëmtuarit A.F., ashtu që shkojnë në shtallën e pulave pronë e të dëmtuarit, ku të akuzuarit S.L. dhe N.M. përmes një çekani e hapin drynin e kotecit të pulave të cilin e dëmtojnë, ndërsa i akuzuari R.L. hynë brenda dhe merr një pulë dhe pastaj largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këtë, ata akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 333 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim deri në një vjet. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?