Vjosa Osmani në Samitin për Demokraci: Këto janë tri shtyllat e Republikës tonë sipas Ibrahim Rugovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka folur në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti amerikan Joseph Biden. Paraprakisht foli edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke paralajmëruar botën për “autoritarizmin që ngjitet heshturazi” dhe për frikën që një grup njerëzish të marrin pushtetin. Ajo ka propozuar që gjuha e urrejtjes […]
Paraprakisht foli edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke paralajmëruar botën për “autoritarizmin që ngjitet heshturazi” dhe për frikën që një grup njerëzish të marrin pushtetin.
Ajo ka propozuar që gjuha e urrejtjes të futet në mesin e listës së krimeve, përcjell Periskopi.
Regjisorët e samitit duket se i kanë përshpejtuar z. Osmani fjalimin e saj.
Ndërkohë, presidentja e Kosovës u shpreh:
“Ju flas nga një prej demokracive më të reja dhe më të gjalla në botë. Kosova shpejt feston 14 vjetorin e Pavarësisë por kemi luftuar regjime autoritare për shumë më shumë kohë se aq… Ashtu siç na ka mësuar ati ynë themelues [i shtetit], Ibrahim Rugova, Republika na qëndron në tri shtylla: liria, pavarësia dhe demokracia. Kosova sot vazhdon të lulëzojë… “
“S’duhet ta marrim demokracinë si të garantuar,” – u shpreh znj. Osmani.












