Vdes nga goditja e makinës 28 vjeçarja nga Kosova në Cyrih

Vdes nga goditja e makinës 28 vjeçarja nga Kosova në Cyrih

Përkundër masave të menjëhershme të reanimimit, këmbësorja 28 vjeçare me prejardhje nga Kamenica ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një aksident fatal në lagjen 12 të Cyrihut, në Schwamendigen. Sipas policisë së qytetit të Cyrihut, një grua dhe një burrë ishin në trotuar në Wallisellenstrasse 362 në Cyrih-Schwamendingen […]

Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një aksident fatal në lagjen 12 të Cyrihut, në Schwamendigen.

Sipas policisë së qytetit të Cyrihut, një grua dhe një burrë ishin në trotuar në Wallisellenstrasse 362 në Cyrih-Schwamendingen në orën 22:15 të së shtunës në mbrëmje.

Siç thuhet në një njoftim nga policia, pak kohë më vonë ka ndodhur një aksident në rrugë.

Nga shkaqe deri tani të të panjohura, një 28-vjeçare është goditur nga një makinë.

Përkundër masave të menjëhershme të reanimimit, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

albinfo.ch merr vesh nga burimet e veta se e ndjera është me prejardhje nga Rogana e Kamenicës, me inicialet F. K.

Shoqëruesi 28-vjeçar i të ndjerës dhe shoferi 25-vjeçar janë dërguar në Komisariat për sqarime të mëtejshme. Për t’u kujdesur për personat e përfshirë janë angazhuar pastorët dhe psikologët, thuhet ë tutje në njoftim.

Ecuria e saktë e aksidentit mbetet të sqarohet.

Policia është në kërkim të dëshmitarëve. Personat që mund të japin informacion në lidhje me aksidentin e trafikut në Wallisellenstrasse 362 në Distriktin 12 vonë të shtunën në mbrëmje, 4 dhjetor 2021, ndërmjet orës 22:15 dhe 22:25, duhet të kontaktojnë Policinë e Qytetit të Cyrihut, Tel. 0 444 117 117.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?