Varianti Omicron i COVID-19 përhapet në 50 vende

Varianti Omicron i COVID-19 përhapet në 50 vende

Varianti i ri i COVID, Omicron, është përhapur në 50 vende, 19 prej tyre shtete të SHBA-së. Kështu tha të martën drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky. “Ndërsa ne jemi ende duke punuar për të kuptuar ashpërsinë e omicron, si dhe se si ai reagon ndaj terapive dhe vaksinave, […]

Varianti i ri i COVID, Omicron, është përhapur në 50 vende, 19 prej tyre shtete të SHBA-së. Kështu tha të martën drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky.

“Ndërsa ne jemi ende duke punuar për të kuptuar ashpërsinë e omicron, si dhe se si ai reagon ndaj terapive dhe vaksinave, ne parashikojmë që të gjitha masat, pjesërisht, të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje kundër Omicron”, tha Walensky gjatë një deklarate për shtyp.

Imunologu më i njohur amerikan, Anthony Fauci, tha se ekspertët e shëndetit do të kenë disa të dhëna për Omicron nga mesi i javës së ardhshme.

“Ne do të jemi në gjendje të përcaktojmë nëse antitrupat e induktuar nga të gjitha vaksinat humbasin apo jo aftësinë e tyre të efektivitetit me Omicron“, tha Fauci.

Sipas Organizatës  Botërore të  Shëndetësisë, varianti Omicron ka të ngjarë të përhapet në të gjithë botën, duke paraqitur një rrezik “shumë të lartë” global. Omicron nuk do të kursejë as të vaksinuarit pasi parashikohet një rritje rastesh dhe infektimesh megjithëse kjo rritje parashikohet të jetë e vogël.

Omicron po nxit një valë paniku në të gjithë botën, pasi aktualisht shume shtete kanë qenë ende duke luftuar me variantin shumë infektiv Delta si dhe lloje të tjera. be.k/abcnews.al

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?