“Uroj të ketë ndryshime”, “Koha e diktatorëve ka kaluar” – gjithçka nga përplasja e krerëve të sindikatave me Kurtin

“Uroj të ketë ndryshime”, “Koha e diktatorëve ka kaluar” – gjithçka nga përplasja e krerëve të sindikatave me Kurtin

Një deklaratë e bërë të dielën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media ku shprehu hapur dëshirën e tij që të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale në vend, ka shkaktuar një përplasje të re mes tij dhe kryesindikalistëve Ai tha se uron të bëhen ndryshime edhe gjithandej, e jo veç […]

Ai tha se uron të bëhen ndryshime edhe gjithandej, e jo veç në politikë.

“Uroj që ndryshime të ketë gjithandej, siç po bëhen ndryshimet në politikë, duhet të ketë ndryshime edhe në çdo sferë të jetës shoqërore dhe profesionale. Kjo për shkak se jam bindur edhe punëtorët shëndetësor edhe qytetarët e Kosovës nuk mjaftohen që për shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz, kushdo qofshin apo kudo që ata janë,” ka thënë Kurti.

Por kjo deklaratë fare nuk ju ka pëlqyer krerëve të sindikatave të shëndetësisë dhe atyre të arsimit, ku i kanë çuar mesazh kryeministrit Kurti që të mos ndërhyjë në këtë, pasi nuk është punë e tij se kush i drejton sindikatat.

Blerim Syla, kryetar i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, ka qenë tejet i ashpër në reagimin e tij, ku ka deklaruar se Kurti e ka tepruar me kërcënime.

“Shoku Kurti sikur e ke tepru me kërcënime dhe shantazhe ndaj emrit Dr. B. Syla, por po ju rikujtoj: “KOHA E DIKTATORËVE KA KALUAR dhe çdo tendencë e jotja do të dështoj. Liderët sindikal zgjidhen nga punëtorët shëndetësorë e jo nga politika”, ka shkruar Syla në Facebook.

Ai ka shkuar më tej ku pohon se Qeveria Kurti ka shkel ligjin anti-COVID me zbritjen e shtesave, dhe akuzon se i ka vjedhur ato për dy muaj.

“Albin Kurti shihemi në greva të ligjshme apo jo, e vendos punëtori, ndërsa t’i dhe qeveria jote e keni shkel ligjin anti-covid duke i zbritur shtesat nga 300€ ne 60€, e qe besa dhe duke i vjedhur ato për 2 muaj”, ka shkruar Syla.

Kurse, Rrahman Jashari nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka thënë se kjo është hera e parë që nga paslufta që një kryeministër i vendit e thotë një deklaratë të tillë.

“Është hera e parë që nga paslufta që një qeveri e jep një deklaratë të tillë. Për atë se kush e udhëheq një sindikatë nuk e vendos Qeveria dhe asnjë ministri, vendos vetëm anëtarësia e atij sektori,” ka thënë Jashari për mediat.

Ai thotë se janë delegatët ata që vendosin se kush e udhëheq SBASHK-un.

“Në SBASHK në çdo katër vjetët mbahet kongresi, delegatët vendosin se kë do ta zgjedhin për t’i drejtuar,” ka thënë Jashari.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?