Udhëkryq i madh në dialog: Takimi Kurti-Vuçiq shihet si i pamundur për këtë vit

Udhëkryq i madh në dialog: Takimi Kurti-Vuçiq shihet si i pamundur për këtë vit

Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në udhëkryq. Një takim i nivelit të lartë brenda këtij viti po shihet i pamundur. Dallimet e mëdha mes palëve për arritjen rezultateve konkrete e kanë zmbrapsur edhe vet BE-në nga insistimi për progres, sidomos edhe pas përplasjeve për themelimin e Asociacionit. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm në Serbi […]

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm në Serbi pritet ta shtyjnë dialogun edhe për një periudhë më afatgjate. Kësisoj nga opozita dhe njohësit e procesit të dialogut kërkohet përfshirja më e madhe të Kuvendit në këtë proces dhe arritja e një konsensusi ndërmjet partive parlamentare për dialogun.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë për KosovaPress se Qeveria Kurti nuk është aspak transparente rreth procesit të dialogut.

Ajo thotë se Kuvendi duhet të jetë më i përfshirë në këtë proces, përmes raportimeve para dhe pas çdo takimi në Bruksel.

“Ne si deputetë asnjëherë nuk jemi njoftuar përmes Kuvendit në lidhje me agjendën e takimeve (të dialogut) ata e kemi marrë vetëm përmes mediave. Me sa di, kryeministri Kurti në fund të muajit do të ketë takim me presidentin Vuçiq. Besoj se para dhe pas takimit do të raportojë në Kuvend…Që nga fillimi ne si opozitë e kemi kërkuar (raportimin), por deri tash nuk ka vendosur të raportojë”, thotë deputetja opozitare.

Koordinim më të madh ndërinstitucional për temën e dialogut kërkon Emir Abrashi nga Demokracia Plus. Ai thotë për KosovaPress se dialogu ka hyrë në një fazë bllokuese dhe nuk sheh lëvizje konkrete deri pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi.

“Për çfarëdo zhvillimi të ri në dialog duhet të presim në përfundimin e ciklit zgjedhor në Serbi. Pasi në periudhën në të cilën ndodhemi, pala serbe do të jetë jokonstruktive, jo që ka qenë ndonjë herë konstruktive, por marrë parasysh se janë në fushatë parazgjedhore dhe në rajonin tonë ballkanik ngrihen tonet nacionaliste dhe populiste, nuk pres zhvillime konkrete në dialog[…]Deri tani nuk është bërë një koordinim i mirëfilltë mes Qeverisë dhe opozitës. Nuk kemi pas një përfshirje të shoqërisë civile në procesin e dialogut dhe pa një strategji kombëtare në procesin e dialogut edhe qëndrimi i Kosovës do të jetë mangët në tryezën e diskutimit… deri më tani kryeministër Kurti i ka bërë krye më veti këto takime, nuk ka raportuar në Kuvend për zhvillimet në Bruksel”, thotë ai.

Në bazë të zhvillimeve të fundit në Bruksel, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi nuk pret takim fare gjatë këtij muaji për dialogun, ani pse ishte paralajmëruar një i tillë.

“Dialogu ka kohë që është në një udhëkryq. Jam i bindur që edhe takimi i fundit i kryeministrit me zotëri Borrell në Bruksel, në kuadër të Samtit për Stabilziim-Asocimit ka dëshmuar se palët nuk janë as afër. Pasi, nuk ka klimë të përafrimit të qëndrimit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese që do t’i normalizonte raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Në qoftëse kemi parasysh zhvillimet e fundit nuk mund të pritet një takim i shpejtë i nivelit të lartë. Aq më tepër nëse i referohemi qëndrimeve të vazhdueshme të presidentit të Serbisë, lidhur me dialogun, pasi ka ndjekur një qasje destruktive dhe kushtetuese. Në anën tjetër, ata veçse hynë në procesin e zgjedhjeve në Serbi së shpejti. Unë besoj që dialogu do të vazhdojë të ngelet në këtë nivel”, thotë ai.

Takimi i fundit i nivelit të lartë në kuadër të dialogut ka qenë në muajin korrik në Bruksel. Prej atëherë edhe dy herë janë takuar delegacionet e dy palëve në nivel teknik, por pa arritjen e rezultateve konkrete.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?