U vaksinua dhjetë herë brenda ditës, qytetari dyshohet se u pagua të marrë doza – fillojnë hetimet

Autoritetet shëndetësore të Zelandës së Re kanë nisur një hetim pasi një burrë dyshohet se është vaksinuar kundër kovidit deri në 10 herë brenda një dite, raportojnë mediat lokale. Besohet se burri është paguar për t’u vaksinuar në vend të njerëzve të tjerë, raportoi të shtunën portali i lajmeve Stuff. Ministria e Shëndetësisë së Zelandës […]
Besohet se burri është paguar për t’u vaksinuar në vend të njerëzve të tjerë, raportoi të shtunën portali i lajmeve Stuff.
Ministria e Shëndetësisë së Zelandës së Re e ka marrë seriozisht situatën, tha për Stuff 19 Astrid Kornif, kreu i programit të vaksinave dhe imunizimit kundër Covid.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë dhe jemi duke bashkëpunuar me agjencitë përkatëse”, tha ajo.
“Statusi i gabuar i vaksinimit kërcënon jo vetëm ju, por edhe miqtë tuaj, të afërmit dhe komunitetin në të ardhmen, si dhe ekipet shëndetësore që po ju trajtojnë tani”, tha Kornif.
Ndryshe, Në Zelandën e Re, njerëzit nuk e kanw obligim tw tregojnw një dokument identifikimi kur marrin vaksinën. Shumë kompani dhe institucione në vend përdorin një certifikatë vaksinimi vendase që lejon hyrjen në vende vetëm për personat e vaksinuar plotësisht.
Rreth 89 për qind e Zelandës së Re janë plotësisht të vaksinuar. Me një popullsi prej 5 milionë banorësh, vendi ka raportuar rreth 12,500 raste të sëmundjes Covid, 19 dhe 46 vdekje që nga fillimi i pandemisë, transmeton Periskopi.












