Tre të arrestuarve në Gllogjan iu caktohet masa e ndalimit për 48 orë

Prokuroria e Pejës e ka konfirmuar arrestimin e tre të dyshuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Në një konferencë për media, kryeprokurori i Prokurorisë së Pejës Agim Kurmehaj theksoi se të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. “Janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e cila ka ndodhur para […]
Në një konferencë për media, kryeprokurori i Prokurorisë së Pejës Agim Kurmehaj theksoi se të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e cila ka ndodhur para disa ditëve në fshatin Gllogjan…Prokuroria e çështjes ka caktuar vendimin 48 orë për ndalim”, tha Kurmehaj.
Kurmehaj theksoi se për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nuk do të ketë informata të tjera.












