“Tradhti shtetërore”: Albin Kurti për fusnotën më 2012 (Video)

Kryeministri Albin Kurti, sot ka prezantuar Kosovën me fusnotë në takimin për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në Bruksel. Ndërkohë në vitin 2012, Kurti si opozitar e kishte quajtur ‘tradhti shtetërore’ fusnotën. “Marrëveshja në Bruksel me Serbinë për pikat kufitare që u degradua në pika kaluese dhe për fusnotën që realisht na kthen te negociatat e […]
Kryeministri Albin Kurti, sot ka prezantuar Kosovën me fusnotë në takimin për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në Bruksel.
Ndërkohë në vitin 2012, Kurti si opozitar e kishte quajtur ‘tradhti shtetërore’ fusnotën.
“Marrëveshja në Bruksel me Serbinë për pikat kufitare që u degradua në pika kaluese dhe për fusnotën që realisht na kthen te negociatat e Vjenës të vitit 2006, paraqesin tradhti ndaj shtetit të Kosovës që e keni shpallur të pavarur mu në këtë sallë para më shumë se katër vjetësh. Kjo tradhti ndaj shtetit të Kosovës, prej qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës, e ka trimëruar Serbinë që të tregojë se Kosova nuk ka as kufij dhe as Mitrovicë’, pati deklaruar Kurti më 2012./Periskopi












