Tensionet në Ukrainë/ Blinken paralajmëron sanksione për Rusinë, në rast agresioni ndaj Ukrainës

Tensionet në Ukrainë/ Blinken paralajmëron sanksione për Rusinë, në rast agresioni ndaj Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar Rusisë që të tërheqë trupat e saj të vendosura pranë kufirit me Ukrainën. Po ashtu Blinken ka kërkuar që Rusia të respektojë marrëveshjet e Minskut, që synojnë t’i japin fund konfliktit në lindje të vendit, duke paralajmëruar Moskën për “sanksione të rënda” në rast të një […]

Po ashtu Blinken ka kërkuar që Rusia të respektojë marrëveshjet e Minskut, që synojnë t’i japin fund konfliktit në lindje të vendit, duke paralajmëruar Moskën për “sanksione të rënda” në rast të një agresioni kundër Ukrainës.

Këto deklarata Blinken i bërë pas takimit në Stokholm me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov më 2 dhjetor (e enjte), në mes të tensioneve të përshkallëzuara pas grumbullimit të forcave ruse afër kufirit ukrainas.

Takimi është mbajtur në kuadër të një samiti të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në një deklaratë për media, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se “Blinken përsëriti thirrjen e Shteteve të Bashkuara për Rusinë që të tërheq forcat e saj dhe të kthehet në një pozicion paqeje”.

“Nëse Moska zgjedh rrugën e përshkallëzimit ushtarak, Sekretari e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë janë të përgatitur të imponojnë sanksione të rënda”, tha Price.

Takimi ndërmjet Blinken dhe Lavror, erdhi pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Riga të Letonisë.

Blinken tha në Riga se operacionet ushtarake të Rusisë, duken si përpjekje për të destabilizuar Ukrainën.

Zyrtarë perëndimorë dhe autoritetet në Ukrainë, thonë se Rusia ka vendosur mijëra trupa dhe pajisje të rënda pranë kufirit që nga fillimi i këtij viti.

Të mërkurën më 1 dhjetor, Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha se më shumë se 10 mijë trupa ruse filluan stërvitjet ushtarake në jugperëndim të vendit, afër kufirit me Ukrainën.

“SHBA është e shqetësuar me qëndrimin e Rusisë ndaj Ukrainës. Do të mbështesim Ukrainën së bashku me aleatët e saj në NATO”, tha Blinken pas takimit me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba të enjten në Stkoholm.

Kuleba tha pas takimit se Blinken ka diskutuar për “sanksione të rënda ekonomike” kundër Rusisë për ta dekurajuar atë nga lëvizjet e mëtejshme agresive kundër Ukrainës.

Në takimin e tij me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Blinken pritet të shprehë kërcënimin e sanksioneve të mëtejshme nëse Rusia nuk i jep fund grumbullimit të trupave pranë kufirit me Ukrainën.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përgjigjen me një sërë masash ekonomike me ndikim të lartë që nuk kanë qenë në të kaluarën”, tha Blinken.

Rusia, e cila mbështet separatistët që luftojnë kundër Kievit në Ukrainën lindore, mohon se po planifikon një sulm.

Moska fajëson Ukrainën dhe mbështetësit e saj perëndimorë për nxitjen e tensioneve, duke treguar atë që thotë se është një ngritje e ngjashme ushtarake ukrainase. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?