Talibanët publikojnë dekret për të drejtat e grave

Qeveria e talibanëve në Afganistan ka lëshuar të premten, 3 dhjetor, një dekret për të drejtat e grave, sipas të cilit gratë nuk duhet të konsiderohen “prona” dhe duhet të japin pëlqimin për martesë. Megjithatë, në dokument nuk është përmendur qasja e tyre në edukim dhe punë jashtë shtëpisë. Talibanët janë nën presion nga komuniteti […]

Megjithatë, në dokument nuk është përmendur qasja e tyre në edukim dhe punë jashtë shtëpisë.

Talibanët janë nën presion nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka ngrirë fondet për Afganistanin, duke synuar që në këtë mënyrë të shtyjë grupin drejt respektimit të të drejtave të grave.

“Gruaja nuk është pronë, por qenie e lirë njerëzore. Askush nuk mund ta këmbejë atë për paqe apo për t’iu dhënë fund armiqësive”, është thënë në dekretin e talibanëve të lëshuar nga zëdhënësi, Zabihillah Muhajid.

Në dekret është thënë se gratë nuk duhet të martohen me detyrim dhe se gratë vejusha duhet të kenë qasje në pasurinë e ish-bashkëshortit.

Gjykatat do të duhet të kenë parasysh këtë dekret kur të marrin vendime dhe ministritë për çështje fetare dhe informim duhet të promovojnë këto të drejta, është thënë mes tjerash në dekret.

Gjatë regjimit të kaluar në periudhën 1996-2001, talibanët ua kanë ndaluar grave daljen nga shtëpitë pa një familjar burrë, i kanë detyruar të mbajnë mbulesë në kokë dhe ua kanë ndaluar qasjen në edukim.

Talibanët kanë thënë se kanë ndryshuar pasi disa shkolla të mesme për vajza, në disa provinca, vazhdojnë të jenë të hapura.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?