”Ta shkruft i Madhi sevap secilën nirthtje t’natës t’promshit jarabi” – Gjinovci tallet me Kurtin për nxehjen me batanije

Aktivisti Rron Gjinovci ka bërë sarkazëm me një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me krizën energjetike që ka kapluar vendin. Kurti në një konferencë për media tha se mbrëmë, për të kursyer rrymën, është mbuluar me një batanije kur ka shkuar vonë në shtëpinë e tij. Gjinovci është tallur me këtë […]
Aktivisti Rron Gjinovci ka bërë sarkazëm me një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me krizën energjetike që ka kapluar vendin.
Kurti në një konferencë për media tha se mbrëmë, për të kursyer rrymën, është mbuluar me një batanije kur ka shkuar vonë në shtëpinë e tij. Gjinovci është tallur me këtë deklaratë.
““Mbrëmë kur kam shkuar vonë në shtëpi jam ngrohur vetëm me batanije” – tha Kurti.”, e ka cituar Gjinovci Kurtin në një shkrim në Facebook.
“Ta shkruft i Madhi sevap secilën nirthtje t’natës t’promshit jarabi. Amin ishalla!”, ka shkruar tutje ai.












