Supremja i thotë JO Vetëvendosjes për zgjedhjet në Prizren

Supremja i thotë JO Vetëvendosjes për zgjedhjet në Prizren

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me pretendimet për parregullsi në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Prizrenit. “Ankesa e këtij subjekti është dorëzuar me kohë, në zyrat e postës publike me datë 24.11.2021, ndërsa në Gjykatën Supreme të Kosovës, […]

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me pretendimet për parregullsi në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Prizrenit.

“Ankesa e këtij subjekti është dorëzuar me kohë, në zyrat e postës publike me datë 24.11.2021, ndërsa në Gjykatën Supreme të Kosovës, përmes postës, është pranuar më 02.12.2021, në ora 9.30 minuta. Gjykata Supreme e Kosovës duke iu referuar dispozitës së nenit 127.2 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore,  ku parashihet se “Në qoftë se parashtresa është dërguar me anë të postës me letër rekomande apo në rrugë telegrafike, dita e dorëzimit në postë konsiderohet si ditë e dorëzimit në gjykatën të cilës i është drejtuar..” e konsideroi si të afatshme ankesën dhe  pasi vlerësoi ligjshmërinë e vendimit  të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, të përgjigjes në ankesë, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se, është e pabazuar”, thuhet në njoftim.

Në arsyetimin e Supremes thuhet se PZAP-ja, e ka refuzuar si të pabazuar pjesën e apelit që të anulohet rezultati i publikuar në disa vendvotime për shkak të diferencës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimeve në kutitë e votimit.

“Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.1145/2021, të datës 23.11.2021, në pikën I të dispozitivit, refuzohet si e pabazuar pjesa e apelit, Anr.1145/2021 e datës 21.11.2021, i paraqitur nga Subjekti Politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në P., me të cilin ka kërkuar që në Vendvotimet: 2001A/02R, 2002A/05R, 2003A/07R, 2005X/04R, 2005X/06R, 2006A/01R, 2006X/01R, 2020A/01R, 2023A/01R, 2023A/02R, 2030A/02R, 2033A/04R, 2035A/02R, 2042A/02R 2042A/06R, 2042A/09R 2042A/11R, 2026A/01R, 2026A/02R, 2026A/03R, 2042A/03R, 2030A/01R dhe në Qendrën e Votimit të fshatit …, të anulohet rezultati i publikuar dhe të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ta organizoi rivotimin, si shkak i diferencës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimeve në kutitë e votimeve. Në pikën II të dispozitivit hudhet si e pasafatshme, pjesa apelit Anr.1145/2021, e datës 21.11.2021, i paraqitur nga Subjekti Politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në P., kundër vendimit me numër 3166- 2021 i datës 20.11.2021, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për Shpalljen e Rezultateve Përfundimtare për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale 2021, në pjesën që pretendon apeluesi për parregullsitë e paraqitura gjatë ditës së votimit të datës 14.11.2021”, thuhet në vendim.

Prizreni u fitua nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, pasi në balotazh mposhti tashmë kryetarin në largim nga VV-ja, Mytaher Haskukën. Ky i fundit e uroi për detyrën e re Totajn ditën e djeshme.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?